Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me gjeneralmajorin Stephen E. Osborn, Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës. Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës dhe Ajovës, si dhe zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në takim mori pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të gjeneralmajorit Osborn në transformimin e FSK-së, modernizimin e saj dhe forcimin e kapaciteteve.
None found
Në një postim në Facebook, kryeministri vlerësoi partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe ndihmën e saj në trajnimin profesional, edukimin, lidershipin ushtarak, si dhe planifikimin operacional e logjistik.
Kurti e cilësoi këtë marrëdhënie si partneritet të dyfishtë të Republikës së Kosovës, me Ajovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se mbështetja e Gardës Kombëtare të Ajovës për FSK-në është e vyer dhe e dobishme, veçanërisht në fushat e trajnimit, edukimit, udhëheqjes ushtarake dhe planifikimit operacional e logjistik.
Kryeministri bëri të ditur se gjatë takimit, të zhvilluar pasdite në Zyrën e Kryeministrit së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, e falënderoi Osbornin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e pandërprerë në procesin e transformimit, modernizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së.
Palët diskutuan gjithashtu për hapat e parë, me rëndësi të veçantë, drejt zhvillimit të industrisë së mbrojtjes, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Sipas Kurtit, ata u pajtuan për rolin kyç të Republikës së Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Tsunami demokrat i hoqi kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit: Tani, me humbjen e thellë të zgjedhjeve të mesmandatit,…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel,…
Deputetja e PD-së Ina Zhupa, duke folur për progres-raportin e Bashkimit Europian, tha se aty flitej shumë për pika, që…
Liverpooli është mysafir i Fenerbahces, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.Fatkeqësisht te gjiganti turk në stol…
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA sollën fitore të rëndësishme për demokratët dhe disa arritje historike, duke shënuar një refuzim të…
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, ka folur publikisht për herë të parë pas vdekjes së sulmuesit të Tenerife, Jesus de…