Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës të hetohet plotësisht dhe pa vonesa. Ai ka theksuar se viktima kishte sinjalizuar rrezikun për jetën e saj tri ditë para se të vritej.
Gjatë fjalimit në Kuvend, Kurti deklaroi se Arlinda Zekaj nuk kishte marrë mbrojtjen e nevojshme për të shpëtuar jetën.
None found
“Një bashkëqytetare e jona kërkoi mbrojtje, por nuk e mori atë që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje. Vrasja mizore e Arlinda Zekajt është tronditëse për të gjithë ne”, u shpreh Kurti.
Sipas kryeministrit, tri ditë përpara ngjarjes tragjike, Arlinda i ishte drejtuar Prokurorisë dhe kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.
Kurti nënvizoi se i dyshuari për vrasjen ende ndodhet në arrati, duke e bërë edhe më të domosdoshëm zhvillimin e një hetimi të plotë dhe të menjëhershëm.
Ai kërkoi gjithashtu nga Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të sqarojnë mënyrën se si u trajtuan denoncimet e viktimës, si dhe arsyen pse paralajmërimi për rrezikun nuk u shoqërua me masa konkrete mbrojtëse.
“Çdo shkelje duhet të zbardhet”, deklaroi Kurti nga foltorja e Parlamentit.
Llapi dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën…
Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës që dakordimin për nismën e re…
Sulmi në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, vazhdon të mbetet pa një përgjigje të…
Mbrojtësi i krahut të majtë, Alejandro Balde mund të largohet nga Barcelona në janar, me agjentin Jorge Mendes që po…
Rama mblodhi këtë të shtunë Asamblenë e PS së Tiranës në kuadër të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale…
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së për Tiranën, kryeministri Edi Rama, ka konfirmuar përjashtimin e Elisa…