Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht lideri i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje për takim kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Në qendër të diskutimeve pritet të jetë votimi i nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa Kurti e ka cilësuar dakordimin ndërmjet partive si një hap të domosdoshëm për tejkalimin e situatës së krijuar.
None found
Analisti politik Labinot Balaj e sheh këtë ftesë si përpjekjen e radhës për të zhbllokuar krizën institucionale dhe për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Sipas tij, një proces i tillë do të sillte kosto të konsiderueshme politike dhe ekonomike për Kosovën.
“Ftesa e Kurtit është një tjetër përpjekje për t’i shërbyer zgjidhjes së krizës institucionale dhe për të evituar një proces të ri zgjedhor.
Nuk duhet harruar se zgjedhjet e reja do ta ngarkonin Kosovën me kosto të mëdha.
Në rrafshin institucional, zvarritja e situatës dëmton besimin te funksionimi i shtetit dhe rrezikon që kriza të shndërrohet në një realitet të përhershëm.
Ndërsa në planin ndërkombëtar, një gjendje e tillë e paraqet Kosovën si një sistem politik të brishtë, ku interesat e ngushta mund ta paralizojnë lehtësisht procesin e vendimmarrjes.
Në aspektin ekonomik, pasiguria politike sjell hezitim te investitorët dhe ndikon në stagnim. Për më tepër, çdo organizim zgjedhor krijon kosto buxhetore që përballohen nga taksat e qytetarëve. Pikërisht në këtë kontekst duhet parë edhe ftesa e Kurtit drejtuar liderëve të partive opozitare”, ka deklaruar Balaj.
Balaj shprehet më tej se PDK-ja po pengon funksionimin e institucioneve dhe se në këtë qëndrim është përfshirë edhe një pjesë e LDK-së. Ai ua atribuon përgjegjësinë edhe deputetëve që nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut.
“Në njërën anë qëndron angazhimi i fortë i Kurtit, si përgjegjës politik i subjektit të tij, për t’i bërë institucionet funksionale. Në anën tjetër është PDK-ja, e cila po mban një qëndrim të ngurtë dhe të orientuar qartë drejt bllokimit. Ajo që bie më shumë në sy është se gjatë kësaj përplasjeje, PDK-ja ka tërhequr në krah edhe një pjesë të LDK-së.
Për rrjedhojë, përgjegjësia politike për situatën aktuale po bëhet gjithnjë më e dallueshme. Ajo lidhet me PDK-në dhe me disa ‘mëkëmbës’ të interesave të saj brenda LDK-së, konkretisht me deputetët që refuzuan kandidaturën e prof. Bekim Sejdiut, i cili ka lidhje historike me LDK-në”, ka përfunduar Balaj për “Bota sot”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…
Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…
Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…