Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se gjashtë deputetë të LDK-së nuk po e respektojnë marrëveshjen e arritur ndërmjet dy subjekteve për zgjedhjen e presidentit.
None found
Kurti bëri të ditur se kishte takuar përfaqësuesit e grupit multietnik, me të cilët ishte planifikuar më herët një takim. Ai tha se i kishte informuar ata për negociatat, marrëveshjen me LDK-në dhe kandidaturën e Bekim Sejdiut për postin e presidentit.
Sipas tij, përfaqësuesit e këtij grupi shprehën keqardhje për situatën e krijuar dhe pamundësinë e zbatimit të marrëveshjes.
“Ata ndajnë keqardhjen me të gjithë neve që kjo nuk po mund të realizohet, për shkak se gjashtë deputetë nga LDK-ja nuk e respektojnë këtë marrëveshje”, tha Kurti.
Kreu i LVV-së theksoi se partia e tij do të vijojë përpjekjet për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“Do të vazhdojmë të ecim tutje duke u përpjekur t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, deklaroi ai.
Kurti vlerësoi se, megjithëse zhvillimi i djeshëm ishte negativ, marrëveshja me LDK-në ka rritur numrin e votave të siguruara për zgjedhjen e presidentit.
“Dje pasdite ndodhi një zhvillim negativ, por kemi pasur progres dhe në këtë legjislaturë jemi më mirë sesa në të kaluarën sa i përket numrit të votave për president. Feride Rushiti ka pasur 64, tash Bekim Sejdiu ka 74”, u shpreh ai.
Ai njoftoi se do të zhvillojë konsultime të brendshme me kryesinë e VV-së.
Kurti tha se në takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, e kishte informuar atë për gjendjen aktuale brenda Vetëvendosjes, ndërsa Abdixhiku e kishte vënë në dijeni për zhvillimet në VV.
“Ne vazhdojmë të jemi optimistë, ndonëse situata është më e vështirë se përpara. Shohim çfarë mund të bëjmë në ditët në vijim”, theksoi Kurti.
Këtë mëngjes, karrigia e tij në zyrën e PR dhe Marketingut pranë Western Balkans University mbeti e zbrazët. Xhesjon Zogu,…
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka shpjeguar arsyet pse nuk e mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës.…
Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së nuk po e…
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ideja fillestare e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, ishte formimi i një…
Studentët i janë bashkuar qytetarëve që prej 95 ditësh protestojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të…
With over 600 matches managed in the Turkish Super League, Riza Calimbay holds the record as the coach with the…