Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se takimi me presidentin e serb Aleksandar Vuçic, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, do të mbahet nga mesi i qershorit.
“Nuk kam presion. Ka diskutime të vazhdueshme. Dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë, por palë në bisedime. Me programin tonë dhe me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që kemi treguar, do ta përfaqësojmë Kosovën”, tha ai.
None found
I pyetur nga gazetarët për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti u përgjigj se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.
“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”.
Marreveshja e vitit 2013, e nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, e parashikon krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse është thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë edhe këtë javë me xhiron e saj të rregullt përpara se të…
Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Siç…
Nga BDI thonë se për herë të parë që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995 nuk pranohet asnjë…
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit në Prishtinë, në 6-vjetorin e…
Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 72 mijë e 600 eurosh, gjatë kontrollit të…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina duhet të përshtatet me realitetet e reja politike në Shtetet e Bashkuara të…