Categories: kosovë

Kurti i kërkon BE-së të ushtrojë trysni ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Gjatë takimit me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në selinë e OKB-së në New York, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ngriti shqetësimet për aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së dhe kërkoi mbështetje evropiane për vendosjen e përgjegjësve të sulmit në Banjskë para drejtësisë.

Të lidhura

None found

Kurti deklaroi se me përfaqësuesen e lartë të BE-së bisedoi për vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar procesin si të karakterizuar në tërësi nga mungesa e transparencës.

“Shpreha shqetësimin tim të thellë për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, në aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, pas një procesi pa transparencë në tërësinë e tij”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit, procedura gjyqësore ende nuk ka përfunduar dhe Kosova do të angazhohet që procesi, bashkë me verdiktin, të korrigjohet në fazën e apelit.

Kurti tha se UÇK-ja u krijua si reagim ndaj represionit, vrasjeve, masakrave dhe spastrimit etnik të kryer nga Serbia. Ai e përshkroi luftën e saj si një përpjekje të drejtë dhe të pastër për liri, ndërsa Serbinë e cilësoi si agresore me plan gjenocidal.

Ai rikujtoi se gjatë luftës qindra mijëra qytetarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të tjerë u vranë. Po ashtu, përmendi rreth 20 mijë gra e burra që konsiderohen viktima të dhunës seksuale të përdorur si armë lufte, duke theksuar se shumë prej krimeve të forcave serbe nuk janë ndëshkuar ende.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte sulmi në Banjskë. Kryeministri kërkoi ndihmën e BE-së për ushtrimin e presionit ndaj Serbisë, në mënyrë që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Ai kujtoi se më 24 shtator bëhen 3 vjet nga sulmi, gjatë të cilit u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Ndërkohë, Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, të cilët po mbrohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofrojnë mbrojtje dhe shërbime, duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë. Për këtë kërkova përkrahjen e BE-së që t’i bëjnë trysni Serbisë”, ka deklaruar Kurti.

Gjatë bisedës u trajtua edhe situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kurti theksoi se ata përballen me diskriminim, mungesë të të drejtave të barabarta dhe përfaqësim të ulët në institucionet shtetërore. Fshirjen e adresave të tyre ai e quajti “spastrim etnik administrativ”.

Duke iu referuar rrugës evropiane, Kurti kritikoi orientimin e Serbisë drejt Rusisë dhe Kinës. Ai tha se Beogradi largohet nga vlerat demokratike, ndërsa vazhdon të shfaqë interes për fondet e Bashkimit Evropian.

Për Kosovën, kryeministri nënvizoi se orientimi drejt integrimit evropian dhe euroatlantik mbetet i palëkundur. Në këtë kuadër, ai kërkoi që vendit t’i jepet statusi i kandidatit.

“Jemi tërësisht të linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, kemi shënuar përparim të rëndësishëm në pothuajse të gjitha fushat dhe jemi të gatshëm të punojmë edhe më shumë, andaj përgjigjja e duhur dhe e domosdoshme e Brukselit do të ishte dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësim”, ka shkruar Kurti.

Ndërkohë, më 16 shtator, Trupi Gjykues i shpalli fajtorë të katër të akuzuarit dhe i dënoi me një total prej 81 vjetësh burgim.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi morën nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli u dënua me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet. Në këto dënime është përfshirë edhe koha e kaluar në paraburgim.

të fundit

Rama kërcënon studentët me gjoba, por askush nuk i shkon për dialog/ Aktivistja Anjeza Marku: Dhuna nuk ka nisur kurrë nga ne, kërkojmë dorëheqjen e tij!

Aktivistja dhe studentja Anjeza Marku, teksa ishte e ftuar në studion e News24, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për…

43 seconds ago

Mbaron pritja, legjenda e Italisë befason me rolin e ri të Mario Mitajt

Mario Mitaj dhe Daniele De RossiNdërsa na ndajnë edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes Genoa – Venezia, e vlefshme…

3 minutes ago

Hoti i kërkon Presidentes të mos e dekretojë Nurbojën në Bordin e BQK-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgatitur një kërkesë drejtuar Presidentes së Kosovës, me të cilën kërkon që Bashkim Nurboja…

11 minutes ago

Stuhia “Boelo” bllokon trafikun në Schiphol, anulohen rreth 90 fluturime

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga nyjet kryesore të transportit ajror në Evropë, ka anuluar rreth 90 fluturime këtë të…

15 minutes ago

EULEX-i vëzhgon zhvillimet në vendkalimet kufitare Kosovë–Serbi gjatë zgjedhjeve serbe

Pjesëtarë të misionit të EULEX-it në Kosovë kanë shtuar praninë e tyre në pikat kufitare me Serbinë. Ky shtim i…

22 minutes ago

OBRM-PDUKM: Sondazhet e munguara dhe rezultati në Bërvenicë dëshmojnë goditjen ndaj LSDM-së

Ku janë sondazhet që duhej të dëshmonin rritjen e mbështetjes për LSDM-në? Kjo është pyetja që OBRM-PDUKM ia drejton kryetarit…

28 minutes ago