Categories: kosovë

Kurti nga New Yorku: Kosova do të punojë për korrigjimin e verdiktit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

Qeveria e Kosovës do të përdorë të gjitha mundësitë që ka në dispozicion për ta kundërshtuar vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës së parë të vizitës në New York, Kurti mori pjesë në bashkëbisedimin “Between Here and Home” me të rinj të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u organizua nga tri grupe të të rinjve shqiptaro-amerikanë: ZANI, F’Oda dhe Columbia University Albanian Society.

Pjesë e delegacionit, përveç përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, si dhe deputeti Shaip Kamberi.

Në diskutim u trajtuan tema të ndryshme, ndër to rritja ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë të këtij viti dhe rënia e papunësisë nga 26% në 10% gjatë qeverisjes së Kurtit.

Kryeministri foli gjithashtu për nevojën që integriteti dhe funksionimi i sistemit gjyqësor të përmirësohen më tej. Sipas tij, ky sistem vazhdon të kritikohet në raportet ndërkombëtare, përfshirë raportin e Komisionit Evropian.

Kurti theksoi edhe rëndësinë e kontributit të të rinjve në fuqizimin e barazisë gjinore dhe në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe kudo në botë.

Duke iu referuar verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ai e përshkroi atë si juridikisht dhe moralisht të padrejtë, si dhe historikisht e faktikisht të pasaktë.

Sipas Kurtit, për një reagim sa më efektiv dhe të përshtatshëm ndaj vendimit të shkallës së parë, nevojitet dakordim rreth një strategjie shtetërore. Kjo qasje duhet të përfshijë si ndihmën për ekipet mbrojtëse në instancat e apelit, ashtu edhe veprimtarinë në planin diplomatik.

Ai siguroi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të japë mbështetje në çdo formë dhe përmes të gjitha mjeteve që zotëron, me synimin që verdikti të korrigjohet.

Kurti deklaroi se Kosova do ta vazhdojë bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë dhe do të angazhohet pa ndërprerje për mbrojtjen e luftës çlirimtare përballë propagandës së Serbisë.

Njëkohësisht, sipas tij, angazhimi do të vijojë edhe për zbardhjen e masakrave dhe krimeve të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, të cilat Beogradi zyrtar, edhe mbi 27 vjet pas përfundimit të luftës, ende po përpiqet t’i fshehë.

të fundit

Autobusë nga Mitrovica dhe Plemetini drejt Serbisë, pretendime për pagesa prej 100 eurosh për votuesit e SNS-së

Në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet, një autobus po transporton pjesëtarë të komunitetit rom nga Mitrovica drejt Serbisë…

5 minutes ago

Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin në Drenas

Feronikeli ’74 ka regjistruar një triumf bindës në shtëpi ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e…

5 minutes ago

Protestat në Itali/ “La Repubblica”: Giorgia Meloni ka paralajmëruar aleatët se mund të japë dorëheqjen

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, po shqyrton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Itali, pavarësisht se zyrtarisht qeveria…

10 minutes ago

Drita triumfon 0-3 ndaj Prishtinës dhe ngjitet në vendin e tretë

Kampionia e Kosovës Drita ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Prishtina, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën…

11 minutes ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinj dhe qytetarë të shumtë i bashkohen tubimit

Protestues të shumtë kanë nisur të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave…

15 minutes ago

Ndoshta në mbrëmje nuk u kthyen më” – Rrëfimi prekës i Time Kadrijajt për sakrificat e luftës

Ish-mjekja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim tejet emocional dhe prekës për përjetimet e rënda…

26 minutes ago