Categories: kosovë

Kurti e quan Daniel Serwerin një mik të madh të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me profesorin amerikan Daniel Serwer, për të cilin është shprehur se është një mik i madh i Kosovës.

Gjatë këtij takimi, sipas Kurtit, u trajtuan çështje që lidhen me gjendjen e brendshme politike, përgatitjet që po bën Kosova për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, si edhe zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimi i tyre në sigurinë e vendit.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se Serwer ka qenë vazhdimisht një zë në mbështetje të Kosovës dhe se, sipas tij, nuk është zmbrapsur asnjëherë nga të folurit për kërcënimet që Serbia paraqet për sigurinë rajonale.

Postimi i Kurtit:

Sot pata nderin të pres në Zyrën e Kryeministrit profesorin amerikan dhe mikun e madh të Kosovës, Daniel Serwer, për një takim të përzemërt dhe frymëzues. Gjithmonë është kënaqësi të takohem me profesorin Serwer, i cili sot u bë mysafiri i parë amerikan të cilit ia urova përvjetorin e 250-të të pavarësisë së ShBA-ve.

Me profesorin biseduam për një gamë të gjerë temash të rëndësishme, duke përfshirë situatën e brendshme politike, hapat që Kosova po ndërmerr në përgatitje për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe zhvillime gjeopolitike dhe implikimet për sigurinë e vendit tonë.

Kosova është me fat që e ka një mik si Daniel Serwer, i cili kurrë nuk ka hezituar të flasë të vërtetën për popullin tonë dhe kërcënimet që paraqet Serbia ndaj sigurisë rajonale

të fundit

Rreth 40 minuta pritje në Bogorodicë dhe Dojran për ata që dalin nga vendi, qarkullimi rrugor i qetë

Në vendkalimet kufitare "Bogorodica" dhe "Dojran" është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi…

4 minutes ago

Forca e Sigurisë së Kosovës nxjerr trupin e pajetë nga Liqeni i Batllavës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ekipet e saj kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të…

7 minutes ago

Pagesa të dyshimta për punonjës fantazmë, ekspertët kërkojnë llogari për ish-anëtarët e “Mbrojtjes Civile”

Që nga viti 2016, kanë marrë paga pa qenë të pranishëm në vendin e punës. Së fundmi është marrë vendimi…

8 minutes ago

Forcat ajrore të Kuvajtit neutralizojnë kërcënimin me dronë – alarme edhe në Bahrein

Ushtria e Kuvajtit njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për t'iu përgjigjur kërcënimeve me dronë. [...]Read More...

16 minutes ago

Rënia e Euros shpjegohet më shumë nga lejet e ndërtimit se turistët

Euro ka shënuar një rënie të fortë në vend, që ka nisur që nga fundi i vitit 2016. Në 2015-n,…

16 minutes ago

Tragjedia në Venezuelë thellohet, numri i viktimave nga tërmetet kalon 5200

Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën më 24 qershor ka shkuar në të paktën 5,208 persona, sipas…

16 minutes ago