Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Në qendër të bisedimeve pritet të jenë zgjedhja e presidentit të ri dhe procedimi i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.
None found
Bedri Hamza mbërriti në ndërtesën e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti Rrahman Rama.
Partia Demokratike e Kosovës e ka lidhur diskutimin për presidentin me avancimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Qeveria ka njoftuar se gjatë kësaj jave pret një opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë për propozimet e paraqitura.
Sipas projektligjit të propozuar, PDK-ja synon që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet vetëm në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar mbi punën e saj. Ndërkohë, krimet e luftës për të cilat janë dënuar katër drejtues të UÇK-së parashihet të gjykohen në Kosovë.
Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri; në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje të reja.
Takimi u zhvillua pasi Kurti deklaroi se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje rreth zgjedhjes së presidentit.
“Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi presidentin”, ka deklaruar Kurti.
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…