Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që bisedimet mes palëve të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
None found
“Do të njoftojmë kur të kemi marrëveshje. Ka mundësi që takimet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, u shpreh Hamza.
Sipas tij, në takimin me Kurtin u trajtuan zhvillimet e procesit në Hagë, aktgjykimi i Dhomave të Specializuara dhe domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale.
Hamza theksoi se për PDK-në, miratimi i ligjit për gjykatën përbën hapin e parë përpara se të nisë diskutimi për zgjedhjen e presidentit.
“Në takim u diskutua për procesin që po zhvillohet në Hagë, aktgjykimin e gjykatës, si dhe nevojën që Kuvendi i Republikës të miratojë ligjin për gjykatën. U diskutua edhe për zgjedhjen e presidentit. E dini se për PDK-në është e nevojshme të miratohet ligji dhe vetëm më pas jemi të gatshëm të diskutojmë për presidentin, me qëllim që vendi të ketë president”, deklaroi ai.
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me të ardhmen e Jensen Huang, ish-drejtorit ekzekutiv të…
Uji nga ujësjellësi i qytetit në Strugë nuk është i sigurt për t’u pirë për shkak të turbullirës së shtuar,…
Basketbollisti amerikan, Greene Da’monte Khiree, është arrestuar në Nigeri, pasi dyshohet se tentoi të kontrabandonte rreth 34 kilogramë marijuanë në…
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje më 16 nëntor në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se si pasojë e aksidentit,…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një serie të qumështit VITA UHT 3.2%, pasi…
Prokuroria Themelore Publike e Ohrit menjëherë ndërmori të gjitha veprimet dhe ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër një personi për…