Categories: kosovë

Kurti çmon Visar Morinën dhe filmin “Shame and money

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësimin e tij për regjisorin Visar Morina dhe veprën e tij kinematografike “Shame and money”. Ai bëri të ditur se të dielën i dorëzoi çmimin për filmin më të mirë në PriFest, ndërsa të martën e priti regjisorin në Zyrën e Kryeministrit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se Morina vjen nga Çikatova e Vjetër e Drenasit, vendi ku forcat serbe vranë disa prej familjarëve të tij në prill të vitit 1999. Sipas tij, regjisori ka vijuar rrugëtimin deri në Berlin të Gjermanisë, duke u shndërruar në një nga regjisorët më të spikatur të Kosovës dhe të kombit shqiptar.

Të lidhura

None found

Kurti ka treguar se në pritjen e zhvilluar në Zyrën e Kryeministrit ishte i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, si dhe nga Drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri.

“Të dielën pata nderin t’ia ndaj çmimin e më të mirit në PriFest për filmin ‘Shame and money’, ndërsa të martën bashkë me Ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, dhe Drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, pritëm në Zyrën e Kryeministrit regjisorin Visar Morina”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri është ndalur edhe te mënyra se si filmi paraqet realitetin, duke e cilësuar atë si një dramë të fuqishme sociale.

“Dihatja e kamerës mbi qafën e djersitur të Shabanit, nuri vezullues i çehres së brengosur të Hatixhes, me familje njerëzish ashtu siç janë në botën familjare qysh ajo është, shpaloset një dramë e fortë sociale e cila nuk të shqitet më nga mendja pasi që s’ia shqet dot sytë për ato dy orë”, ka deklaruar Kurti.

Ai e ka lidhur filmin e Morinës me krijimtarinë e regjisorëve Ken Loach dhe Mike Leigh, duke thënë se një bashkëpunim i tyre për të trajtuar klasën e varfër punëtore shqiptare në Kosovë do të prodhonte një rezultat të ngjashëm.

“Sikur Ken Loach dhe Mike Leigh të bëheshin bashkë për të xhiruar një film bashkëkohor të klasës së varfër punëtore shqiptare në Kosovë atëherë rezultati do të ishte filmi ‘Shame and money’ i Visar Morinës”, ka shkruar ai.

Kurti ka njoftuar se “Shame and money” do të nisë të shfaqet në CinePlexx më 25 shtator, ndërsa ka bërë thirrje për ta ndjekur filmin.

“Patjetër shikojeni”, ka shkruar Kurti.

të fundit

Prokuroria: Maradona u braktis nga një ekip amatorësh dhe vdekja e tij mund të ishte shmangur

Gjyqi i shtatë punonjësve të shëndetësisë të akuzuar për vdekjen e Diego Armando Maradonës ka sjellë akuza të rënda kundër…

5 minutes ago

Votimi për rregulloren e re të BE-së për makinat me motorë me djegie shtyhet

Bashkimi Evropian ka shtyrë votimin për një marrëveshje që do ta zbusë më tej ndalimin e shitjes së automjeteve me…

5 minutes ago

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit, nëse miratohet shqiptarët do të jetë krenarë dhe do e shijojnë për breza me rradhë!

Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner, i jep fund spekulimeve…

17 minutes ago

Datat e lindjes që, sipas besimeve shpirtërore, tregojnë lidhje të veçantë me engjëllin kujdestar

A ju ka ndodhur ndonjëherë ta ndryshoni një vendim në çastin e fundit, t’i besoni një ndjenje të brendshme dhe…

19 minutes ago

Menstruacione dy herë në muaj: Shkaqet dhe rastet kur nevojitet mjeku

Cikli menstrual dy herë brenda muajit: Kur duhet të shqetësoheni? — Klan Kosova [...]Read More...

22 minutes ago

Cila temperaturë uji është më e përshtatshme për larjen e fytyrës?

A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë? — Klan Kosova [...]Read More...

22 minutes ago