Categories: kosovë

Kurti: Bashkëpunimi me Francën po prodhon rezultate konkrete

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Budva, kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad.

Në kuadër të pjesëmarrjes në samit, Kurti zhvilloi edhe disa takime në margjina të tij, ndërsa në Shën Stefan u takua me Haddadin, para vizitës së planifikuar në Paris për Forumin e Paqes në nëntor.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri tha se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete dhe po krijon hapësira të reja bashkëpunimi. Ai rikujtoi se takimi pasoi vizitën e ministrit Haddad në Prishtinë në korrik.

Kurti bëri të ditur se, pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve dhe instrumenteve gjatë vizitës së ministrit francez në Kosovë, puna tashmë është përqendruar në zbatimin e tyre, me synim forcimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe sport.

Si një nga rezultatet konkrete të këtij partneriteti, ai përmendi ratifikimin këtë muaj nga Kuvendi të kredisë prej 60 milionë eurosh për infrastrukturën e Lojërave Mesdhetare 2030. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa u nënvizua se paqja dhe siguria lidhen ngushtë me demokracinë, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian.

Kryeministri shtoi se mbështetja e Francës mbetet me rëndësi për përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

të fundit

Airbnb sets new limits on tasks hosts can ask guests to do

Airbnb ka vendosur kufizime të reja për detyrat që pronarët mund t'u kërkojnë vizitorëve para largimit nga banesat e marra…

6 seconds ago

Prosecutors’ Association: Balla’s unsubstantiated claims linking prosecutor Berexha to the DP put pressure on the justice system

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant…

30 seconds ago

Zelensky tells CNN: I have no personal conflict with Trump, but lifting sanctions would strengthen Putin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaron se mosmarrëveshjet me Donald Trump nuk janë personale, por paralajmëron se çdo lehtësim i sanksioneve…

56 seconds ago

Student protest to be held Saturday in front of the Prime Minister’s Office, rally called for 11:00

Të shtunën e 24 tetorit pritet të zhvillohet një tjetër protestë studentore përpara godinës së Kryeministrisë. Përmes një thirrjeje publike…

1 minute ago

Stocker: Pas krijimit të Qeverisë, Kosova të përshpejtojë rrugën drejt integrimit në BE

Kancelari austriak theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë pas formimit të Qeverisë së Kosovës.…

1 minute ago

PDK-ja kërkon nga presidentja Shiroka-Pula kthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen

Partia Demokratike e Kosovës kërkon rishqyrtimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, duke insistuar se synimi është përmirësimi i dispozitave…

2 minutes ago