Categories: kosovë

Kujdes në Serbi: Arianit Koci paralajmëron për pasojat që mund të sjellin postimet në Facebook

Avokati Arianit Koci u ka bërë thirrje qytetarëve që udhëtojnë ose kalojnë tranzit përmes Serbisë të tregojnë kujdes të veçantë për atë që publikojnë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka sqaruar se komentet, statuset dhe çdo material tjetër i hedhur në platforma të ndryshme online, nëse konsiderohet fyese, kërcënuese ose nxitës i urrejtjes, mund të krijojë probleme ligjore gjatë qëndrimit në Serbi.

Të lidhura

None found

Sipas Kocit, në disa raste këto përmbajtje mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe dhe të shqyrtohen prej tyre.

Postim i plotë:

Për ata që udhëtojnë nëpër Serbi.

Nëse kaloni tranzit ose qëndroni në Serbi, keni parasysh se komentet që mund të keni publikuar në rrjete sociale, forume apo platforma të tjera publike në internet – nëse janë fyese, kërcënuese ose mund të interpretohen si nxitje e urrejtjes, mund të kenë pasoja juridike.

Në disa raste, përmbajtje të tilla mund të jenë objekt i interesimit të autoriteteve serbe.

Varësisht nga rrethanat konkrete dhe legjislacioni që zbatohet, mund të ndaloheni, të intervistoheni dhe, nëse sipas legjislacionit të tyre ekziston bazë ligjore, të procedoheni penalisht ose për kundërvajtje.

të fundit

Elbasan, automjeti godet një grua teksa kalonte rrugën

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në Elbasan, në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku një grua…

1 minute ago

Korreshi thumbon Manjën për Kanye West: Jam fshatar, dëgjoj Luan Xhegun; me 2 mln lekë të vjetra këndon e gjithë Myzeqeja

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nga Komisioni i Ligjeve nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të qeverisë sa i…

3 minutes ago

Egnatia B nis të marrë formë, Agim Demrozi zgjedh Ilirjan Duron për stolin

EgnatiaIlirjan Duro do të jetë trajneri i ekipit Egnatia B [...]Read More...

18 minutes ago

Mitropolia e Kosovës goditet me tulla pas deklaratave të Kryepeshkopit Nikoll Xhufka

Mitropolia e Kosovës është sulmuar me tulla, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e personave që dyshohet…

19 minutes ago

Liverpooli këmbëngul për Ferran Torresin, heroin e Spanjës në finalen e Botërorit

Liverpooli ka shfaqur interesim për transferimin e Ferran Torresit, sulmuesit 26-vjeçar të Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar veror.Sulmuesi spanjoll, i…

19 minutes ago

Kirurgjia robotike nis një kapitull të ri në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” me ndërhyrjen e parë të suksesshme

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u krye me sukses operacioni i parë me sistemin robotik MedBot Toumai®, duke shënuar zyrtarisht…

24 minutes ago