Reagimi i ekspertit të çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi, erdhi pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Luginën e Preshevës. Vuçiqi i premtoi një qytetari se brenda 48 orësh ai ose djali i tij do të kontaktohej për mundësinë e punësimit në Agjencinë e Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).
None found
Kuçi e interpreton këtë deklaratë si një zhvillim që shkon përtej një oferte pune, duke e parë si pjesë të mënyrës me të cilën, sipas tij, pushteti në Beograd synon të forcojë kontrollin politik dhe institucional në Luginën e Preshevës.
Eksperti thekson se në regjimet autokratike shërbimet e inteligjencës mund të shndërrohen në mjete për kontrollin e qytetarëve. Sipas tij, edhe procesi i rekrutimit në këto struktura mund të ndikohet nga qëllime dhe interesa politike.
Për Kuçin, pesha e deklaratës së Vuçiqit lidhet veçanërisht me faktin se premtimi ka të bëjë me BIA-n, një nga institucionet kryesore të sigurisë në Serbi.
Ai vlerëson se në Luginën e Preshevës po konsolidohet një klimë e vazhdueshme tensioni ndëretnik, në të cilën serbët portretizohen si komunitet i rrezikuar, ndërsa Beogradi paraqitet si mbrojtësi i tyre.
“Në këtë kontekst, atij i nevojiten sa më shumë njerëz brenda institucioneve të sigurisë që janë të lidhur drejtpërdrejt me regjimin dhe të gatshëm të zbatojnë objektivat e tij politike”, ka shkruar Kuçi në X, transmeton KosovaPress.
Sipas ekspertit, mënyra se si Vuçiqi e përcolli mesazhin i ngjan modelit të përdorur nga ish-presidenti serb Slobodan Millosheviq në Fushë Kosovë më 24 prill 1987, kur ai iu drejtua serbëve me fjalët: “askush nuk guxon t’ju rrahë”.
Kuçi e sheh të njëjtën qasje edhe në deklaratën e Vuçiqit se atë që shqiptarët në nivel lokal nuk e bëjnë për serbët, “ne do ta bëjmë për ju nga Beogradi”.
Një komunikim i tillë, sipas tij, e ndërton Beogradin si mbrojtës të serbëve përballë shqiptarëve dhe njëkohësisht e shndërron qeverisjen lokale në një çështje të etnizuar.
Në të kundërtën, shqiptarët e Luginës së Preshevës, thekson Kuçi, vazhdojnë të përballen me pasivizimin e adresave, nënpërfaqësimin në institucione dhe mungesën e punësimit në institucionet shtetërore e të sigurisë.
Ai ndalet posaçërisht te Bujanoci, ku, sipas tij, raportohet se gjatë rreth dhjetë vjetëve nuk është punësuar asnjë shqiptar i ri në polici.
“Ndërsa serbëve u premtohet punësim, mbështetje dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë nga Beogradi, shqiptarët vazhdojnë të përballen me eliminim gradual administrativ dhe institucional”, ka deklaruar Kuçi.
Eksperti i sigurisë paralajmëron se ky model mund të ndikojë drejtpërdrejt në marrëdhëniet mes komuniteteve në Luginën e Preshevës.
Sipas analizës së tij, procesi nis me paraqitjen e serbëve si viktima, vijon me shtimin e urrejtjes dhe mosbesimit ndaj shqiptarëve dhe përfundon me mobilizimin e shtetit qendror si mbrojtës i tyre.
Kuçi paralajmëron se një politikë e tillë mund ta shtojë presionin mbi shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të krijojë rrethana në të cilat eliminimi administrativ, sipas tij, mund të kalojë në forma më të drejtpërdrejta presioni dhe përjashtimi.
Reagimi i tij u bë pas publikimit të një videoje nga avokati serb Çedomir Stojkoviq. Edhe ky i fundit ka shprehur dyshime për përdorimin e BIA-s për synime politike, ndërhyrje në proceset zgjedhore dhe ushtrim presioni mbi votuesit.
Stojkoviq ka deklaruar se fjalët e Vuçiqit dëshmojnë ndikimin e drejtpërdrejtë të presidentit serb mbi shërbimin e inteligjencës. Ai ka kërkuar gjithashtu rritjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare ndaj proceseve zgjedhore në Serbi.
Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…
Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…
Sipas projeksionit të CeSID dhe Ipsos, dy organizata që merren me sondazhet zgjedhore në Serbi, Koalicioni Shqiptar pritet të përfaqësohet…
Analistët jopartiakë në Shtetet e Bashkuara thonë se demokratët kanë shanse të mira për të fituar kontrollin e Dhomës së…
Koalicioni Shqiptar pritet të sigurojë dy mandate në Parlamentin e Serbisë, sipas rezultateve dhe përllogaritjeve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të…
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi kanë sjellë një rezultat të rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e…