kosovë

Kryeziu: Zgjedhjet e parakohshme do ta zgjasnin krizën politike

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu ka thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk e normalizojnë situatën politike në vend.

Kryeziu shkroi në Facebook se zgjedhjet është sfidë që të sjellin “zgjidhje të qëndrueshme politike e zhvillimore”.

“A e normalizojnë situatën politike zgjedhjet në Kosovë, jo. Është e qartë se zgjedhjet mund të ndikojnë në situatën politike, por është sfidë të sigurohet që ato të sjellin zgjidhje të qëndrueshme politike e zhvillimore. Shpesh kemi pasur zgjedhje pa zgjidhje”, shkroi ai.

Kryeziu shkroi se zgjedhjet do të ishin pa zgjidhje, “sidomos nëse mbahen në situatën aktuale kur serbët nuk marrin pjesë në institucione dhe plani i zbatimit të asosacionit nuk është përgjegjësi e marrë nga asnjë parti politike”.

“Zgjedhjet e parakohshme pa i përmbyllur këto dy çështje politike do të ndihmojnë në zgjatjen e krizës politike dhe si rrjedhojë do të kemi të njëjtën situatë me Serbinë brenda, në diskursin politik për 3-4 vitet e ardhshme. Zgjedhjet e parakohshme janë një mundësi për rikonfigurim politik dhe zgjatje të status-quos për partitë, pa marrë përgjegjësi politike”, shkroi ai.

të fundit

Horoskopi 6 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…

6 hours ago

E premtja nis me përkeqësim të motit në Durrës, pritet intensitet i lartë i reshjeve/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa

Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…

6 hours ago

Rënia e madhe e Bitcoin, Deutsche Bank zbulon faktorët që po e dobësojnë

Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga…

7 hours ago

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Trump ka shumë opsione përveç diplomacisë

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump 'ka shumë opsione' përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë…

7 hours ago

Media arabe është e sigurt: Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad

Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al…

7 hours ago

“Më dërgoi njerëz 2 herë për të më bindur të bëhesha me të”, Adriatik Lapaj: Rama është hileqar, me të duhet përballje

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…

8 hours ago