Pas votimit të nënkryetarëve nga LDK-ja dhe komunitetet, Kuvendi i Kosovës është konsideruar i konstituuar.
None found
Kujtim Shala, përfaqësues i LDK-së, u zgjodh në këtë detyrë me 75 vota. Ndërkaq, pas tetë përpjekjeve të pasuksesshme të Listës Serbe, deputetja serbe Tanja Vujoviq u votua gjithashtu si nënkryetare, me mbështetjen e LVV-së dhe të disa deputetëve të LDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës mungoi në seancë, pasi kishte vendosur më herët të tërhiqte kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares.
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se vendimi i kësaj gjykate lë të kuptohet se Kuvendi tashmë mund të cilësohet i konstituuar.
Në një deklaratë për “Bota sot”, Kryeziu sqaroi se nënkryetarët kanë përgjegjësi administrative dhe nuk ushtrojnë kompetenca vendimmarrëse. Sipas tij, funksioni vendimmarrës i takon kryetarit të Kuvendit.
Ai vlerësoi se, në këtë rast, subjekti politik nuk ka paraqitur kandidat për momentin, ndërsa çështja kryesore kushtetuese e trajtuar një vit më parë lidhej me pamundësinë e minoriteteve për të pasur veto.
Megjithatë, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se Kuvendi nuk mund të quhet i konstituuar derisa të përfundojë zgjedhja e të gjithë nënkryetarëve. Ai theksoi se ende nuk është zgjedhur përfaqësuesi i PDK-së në këtë post.
Deputeti i PDK’së, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet e përgjegjësi shtetërore për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në Budapest nga kryeministri hungarez, Peter Magyar. Lajmi është bërë…
Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të këngëtares nga Kosova, Rinesa…
Mbrojtësi i Liverpoolit, Ronald Araujo, ka folur për periudhën e vështirë që e detyroi të largohej nga futbolli vitin e…
Prokuroria e Fierit, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy shtetase, nënë e bijë, të përfshira në vrasjen…
Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të këngëtares nga Kosova, Rinesa…