Categories: kosovë

Kryesia Qendrore e LDK-së i del në krah Abdixhikut me mbështetje të plotë

Pas mbledhjes së mbajtur sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se i jep mbështetje të plotë kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku.

Të lidhura

None found

Në një reagim të publikuar në Facebook, Kryesia Qendrore e LDK-së njoftoi se e përkrah Abdixhikun në zbatimin e mandatit të tij për drejtimin e proceseve politike dhe organizative brenda partisë, si edhe në procesin për formimin e institucioneve të Kosovës përmes bisedimeve me partitë e tjera parlamentare.

Në postim thuhet: “Kryesia Qendrore vlerëson se rezultati zgjedhor, ndonëse shënon rritje të LDK-së, nuk përmbush synimet dhe pritjet tona politike. Prandaj, përgjegjësia për të vazhduar punën, për të adresuar mangësitë dhe për ta shndërruar këtë rritje në besim edhe më të gjerë qytetar, është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha niveleve drejtuese dhe organizative të partisë. Kryesia Qendrore shpreh mbështetjen e plotë për Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, në ushtrimin e mandatit për udhëheqjen e proceseve politike e organizative të partisë; si dhe procesin e formimit të institucioneve të Republikës nëpërmjet diskutimeve me partitë e tjera parlamentare”.

Po ashtu, LDK vlerësoi se rezultati i fundit i zgjedhjeve solli rritje për subjektin, megjithatë nuk arriti objektivat dhe pritjet politike të saj.

Postimi i plotë:

1. Kryesia Qendrore vlerëson angazhimin e strukturave, kandidatëve, aktivistëve dhe të gjithë anëtarësisë së LDK-së gjatë procesit zgjedhor. Rritja e shënuar në një periudhë relativisht të shkurtër vlerësohet nga Kryesia e LDK-së. Njëkohësisht, Kryesia kërkon zhvillimin e analizave të thella në të gjitha nivelet, me qëllim të evidentimit të hapësirave për përmirësim dhe forcimit të mëtejmë të organizimit dhe veprimit politik.

2. Kryesia Qendrore vlerëson se rezultati zgjedhor, ndonëse shënon rritje të LDK-së, nuk përmbush synimet dhe pritjet tona politike. Prandaj, përgjegjësia për të vazhduar punën, për të adresuar mangësitë dhe për ta shndërruar këtë rritje në besim edhe më të gjerë qytetar, është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha niveleve drejtuese dhe organizative të partisë.

3. Kryesia Qendrore shpreh mbështetjen e plotë për Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, në ushtrimin e mandatit për udhëheqjen e proceseve politike e organizative të partisë; si dhe procesin e formimit të institucioneve të Republikës nëpërmjet diskutimeve me partitë e tjera parlamentare.

4. LDK i ka institucionet, Statutin dhe mekanizmat e saj demokratikë. Kryesia mbështetë opinionin e Kolegjiumit të Degëve. Zgjedhjet e brendshme të LDK-së mbahen në afat të rregullt. Çdo çështje duhet të trajtohet në respekt të plotë të institucioneve partiake dhe të vullnetit të lirë të anëtarësisë. Kryesia Qendrore riafirmon se vendimmarrja demokratike dhe respektimi i shumicës mbeten parime të panegociueshme të organizimit tonë politik.

5. Kryesia Qendrore fton të gjithë anëtarët, veprimtarët dhe strukturat e LDK-së që energjinë dhe angazhimin e tyre ta drejtojnë drejt forcimit të partisë, rritjes së besimit qytetar dhe përmbushjes së përgjegjësive që vendi pret nga ne. Kosova ka nevojë për një LDK të bashkuar, të qëndrueshme dhe të përqendruar në ofrimin e alternativës së saj politike.

LDK është më e madhe se secili prej nesh. Përgjegjësia jonë e përbashkët është ta ruajmë të bashkuar, ta forcojmë dhe ta çojmë përpara, me besim në anëtarësinë tonë, me respekt për demokracinë dhe me përkushtim ndaj Republikës së Kosovës.

të fundit

I publikohen fotografi nga e kaluara, reagon Dolce: Edhe në ëndërr po iu dal

Disa fotografi nga e kaluara e saj kanë nisur të qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, por ish-banorja e Big…

33 seconds ago

Dita e 40-të e protestës, aktivistë dhe qytetarë mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si çdo…

2 minutes ago

Zanatet drejt shuarjes, të rinjtë po u kthejnë shpinën profesioneve të vjetra

Zhurma e çekanit mbi kudhër dëgjohet gjithnjë e më rrallë. Punishtet e kovaçëve, dikur ndër më të frekuentuarat në qytete…

10 minutes ago

New details in the investigation into Tyler Robinson over the murder of Charlie Kirk: “He asked me for a carving tool”

Gjatë seancës gjyqësore për Tyler Robinson, i dyshuar për vrasjen e Charlie Kirk, në sallë u shfaq një intervistë e…

19 minutes ago

Neil the elephant seal leaves behind his viral episode in Tasmania and safely returns to the sea

Neil, foka elefant që u shndërrua në fenomen në rrjetet sociale pasi bllokoi rrugë, dëmtoi tabela dhe mblodhi qindra kureshtarë…

19 minutes ago

5.5-Magnitude Earthquake Strikes the Czech Republic

Një tërmet me magnitudë 5.5 sipas shkallës Rihter u regjistrua pasditen e së enjtes në Republikën Çeke. Instituti Euro-Mesdhetar bëri…

19 minutes ago