Një orë para nisjes së takimit në mes të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës, në selinë qendrore të LV-së janë mbledhur figurat qëndrore të kësaj partie, raporton Gazeta Express.
Pak minuta më parë në seli ka arritur edhe kreu i LV-së, Albin Kurti, ndërsa si pjesë e grupit punues që do të marrin pjesë në takimin e sotëm me LDK-në, të pranishëm janë edhe nënkryetarët Besnik Bislimi dhe Fatmire Kollcaku. Gjithashtu edhe deputetja Albulena Haxhiu.
None found
Në ora 15:30 pritet ndërkaq që të mbahet një nga takimet më të rëndësishme që prej përfundimit të zgjedhjeve në mes të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës.
Dje gjatë ditës, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se cila do që të jetë kërkesa e LDK-së, për të do të vendosin anëtarët e grupit punues, që për këtë cështje kanë mandat të plotë nga kryesia.
“Është me rëndësi ne presim që të dimë cila është kërkesa e LDK-së, diskutimet do të vazhdojmë, kryesia i ka dhënë mandat të plotë grupit punues që të angazhohen që të kemi sa më parë marrëveshje. Presim që edhe LDK-ja në bazë të deklaratave publike që i kanë bërë të jenë të përkushtuar në të njëjtën mënyrë. Tani për këtë mund të flasin pjesëtarët e grupit punues, kryesia i ka dhënë mandat të plotë grupit punues. Së pari duhet të dimë çka kërkon LDK-ja është e rëndësishme të dimë, kemi pas edhe deklarata publike të deputetëve të caktuar, për më tepër, anëtarët e grupit punues”, deklaroi dje Nagavci.
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…
Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…