Categories: kosovë

Kryesia e Kuvendit diskuton sot formimin e komisionit për Bordin e RTK-së

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të zhvillojë sot, të hënën e 12 tetorit, mbledhjen e radhës, e cila fillon në orën 11:00.

Të lidhura

None found

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit ka bërë të ditur se formimi i një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) është përfshirë në rendin e propozuar të ditës për seancën e ardhshme plenare.

Ky komision pritet të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për katër pozita në Bordin e RTK-së: dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë.

Përveç kësaj, në rendin e propozuar të ditës përfshihen edhe përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), si dhe shqyrtimi i propozimeve e kërkesave të tjera që lidhen me punën e Kuvendit.

të fundit

Parashikimi i motit 9 Nëntor 2026, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…

5 minutes ago

Volkswagen shënon humbje prej një miliard eurosh në tremujorin e tretë

Një zhvlerësim prej disa miliardë eurosh i Porsche-s, biznesi i dobët në Kinë dhe kostot e ristrukturimit e çuan Volkswagen-in…

8 minutes ago

Kosovo Assembly Presidency meets to set the agenda for the plenary session

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

15 minutes ago

Four parliamentary committees to meet on Monday

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…

16 minutes ago

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për të caktuar çështjet e seancës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

20 minutes ago

Katër komisione parlamentare mblidhen të hënën

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…

20 minutes ago