Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, u ka bërë thirrje prokurorëve për rritjen e efikasitetit, profesionalizmit dhe llogaridhënies, gjatë vizitave zyrtare të zhvilluara sot në tri prokurori të Kosovës.
None found
Së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Bahri Hyseni, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, Gashi vizitoi Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Vizitat synuan të evidentonin nga afër problemet dhe sfidat që prokurorët hasin në punën e tyre të përditshme, si dhe nevojat profesionale për të cilat mund të kërkohen zgjidhje në nivel institucional.
Gjatë takimeve, Gashi foli edhe për masat e ndërmarra që prej marrjes së detyrës, duke veçuar përpjekjet për krijimin e mekanizmave që rrisin cilësinë e punës dhe konsolidojnë integritetin e prokurorëve.
Kryeprokurori shprehu mbështetjen e plotë për prokurorët në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi prej tyre përgjegjshmëri më të madhe dhe rezultate konkrete.
Takimet janë zhvilluar në kuadër të nismës së Gashit për të vizituar të gjitha prokuroritë e Kosovës, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit prokurorial.
U largua nga shkolla në moshën 16-vjeçare, sot ka dy sallone dhe fiton 52 mijë euro në vit — Klan…
Edon Zhegrova mund të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të janarit, pasi në mediat italiane…
Barcelona po vazhdon të investojë te talentët e rinj dhe një prej basteve më të mëdha të klubit për të…
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e…
"Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta, të krijuara në rrethana të ndryshme. Ajo duhet…
SPB Strumicë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (50) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara…