kosovë

Kryediplomatja japoneze takim me Kurtin: Paqja dhe stabiliteti, vendimtare për Evropën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se paqja dhe stabiliteti janë vendimtare për Evropën.

Kamikawa tha se vizita e saj në Kosovë – që është vizita e parë – është në funskion të arritjes së paqes dhe stabilitetit në kontinentin evropian.

Të lidhura

None found

Para vizitës në Kosovë, ajo qëndroi edhe në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e Kurtit, në takim është biseduar për raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Kryeministri Kurti dhe ministrja Kamikawa, gjithashtu diskutuan rreth çështjeve rajonale, përfshirë raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, në kuadër të së cilit kryeministri Kurti tha se është arritur Marrëveshja Bazike, por e cila nga fillimi dhe në vazhdimësi është shkelur në mënyrë të hapur nga Serbia”, u tha në njoftim.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve vitin e kaluar. Marrëveshja – edhe pse nuk është nënshkruar, për shkak të refuzimit të Serbisë – nga BE-ja konsiderohet e obligueshme për palët.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Vizita e ministres Yoo Kamikawa në Kosovë zhvillohet në kohën kur Kosova dhe Serbia këtë vit shënojnë 15-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike.

Në takimin mes Kurtit dhe ministres japoneze është diskutuar edhe për mënyrat se si palët mund të thellojnë dhe forcojnë raportet. Po ashtu, gjatë një takimi me gazetarë në Kosovë, zyrtarë japonezë thanë se shteti i tyre po e shqyrton mundësinë e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. Tokio veçse ka hequr regjimin e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare të Kosovës.

Ndërkaq, në takimin mes Kurtit dhe kryediplomates japoneze për mundësinë e investimeve nga kompanitë japoneze, veçmas në sektorin e energjisë së ripërtërishme dhe infrastrukturës hekurudhore.

Japonia i jep mbështetje Kosovës në shumë sfera përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin dhe monitorimin e ndotjes së ajrit dhe mbështetjen për televizionin publik të Kosovës.

Japonia po ashtu mbështet fushën e mbrojtjes, duke ofruar trajnime për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë ditës, ministrja Kamikawa është takuar edhe me kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla. Në kuadër të vizitës, ajo është paraparë të takohet edhe me zyrtarë të tjerë në Kosovë./rel

Tags: japonikurt

të fundit

Rreth 60% e zviceranëve votojnë pro ndalimit të fishekzjarrëve me zhurmë të lartë

Zvicra do të kufizojë përdorimin e fishekzjarrëve që shkaktojnë zhurmë të madhe, pasi nisma për ndalimin e tyre u miratua…

42 seconds ago

Manchester City kundërshton vendimet në ndeshjen me Arsenalin, kërkon sqarime zyrtare nga PGMOL

Manchester City ka reaguar zyrtarisht pas barazimit 2-2 ndaj Arsenalit, duke shprehur pakënaqësi të madhe për disa vendime të gjyqtarëve…

59 seconds ago

Zgjedhjet në Spanjë/ 83-vjeçarja shkon me karrigen e saj para selisë së PP-së për të pritur rezultatet

Një 83-vjeçare ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ndjekur natën e zgjedhjeve në Spanjë. [...]Read More...

1 minute ago

Pësojmë gola që mund të shmangen”, Eneo Bitri përfshin edhe Dinamon në garën për titull

Eneo Bitri Egnatia mori fitore të rëndësishme në Rrogozhinë duke mposhtur 2-1 Elbasanin [...]Read More...

19 minutes ago

Glen Daja pas humbjes në Rrogozhinë: Elbasani ishte më i mirë, më vjen keq për pikët

Glen DajaElbasani u mposht nga Egnatia në Rrogozhinë, ndeshja e fundit e vlefshme për javën e 13-të në Superiore [...]Read…

25 minutes ago

Egnatia fiton ndaj Elbasanit, Nevil Dede: Karakteri i skuadrës na mban me kokën lart

Nevil DedeEgnatia mposhti Elbasanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në “Abissnet Superiore” [...]Read More...

31 minutes ago