Categories: kosovë

Kreu i Gjykatës së Lartë holandeze: Vendimi i Speciales të trajtohet përmes rrugëve ligjore

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Holandës, Dineke de Groot, thekson se aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përballohet duke përdorur instrumentet që vë në dispozicion rendi juridik.

Në një prononcim për KosovaPress, De Groot bëri të ditur se është e informuar për vendimin dhe për jehonën që ai ka pasur në Kosovë. Megjithatë, ajo saktësoi se nuk ka kompetencë të shprehet mbi përmbajtjen e aktgjykimit.

Të lidhura

None found

De Groot vuri në dukje se sistemi ofron hapësira të shumta për të vlerësuar një vendim të tillë dhe se ky proces reflektimi është thelbësor për sundimin e ligjit.

Ajo nënvizon se çdo pakënaqësi ndaj një vendimi gjyqësor duhet të artikulohet dhe të adresohet brenda kuadrit të sistemit të drejtësisë, jo jashtë tij.

“Mësova për të dhe e di se si po ndikon këtu në Kosovë. Besoj se ju të gjithë së bashku do të mund të reflektoni në një mënyrë që i shërben sundimit të ligjit. Brenda sistemit ka shumë mundësi për të reflektuar mbi këtë vendim dhe është e rëndësishme që kjo të bëhet”, u shpreh De Groot.

Sipas saj, kur dikush e konsideron të padrejtë një vendim gjyqësor, është thelbësore që kjo të thuhet hapur dhe të kërkohen zgjidhje përmes kanaleve ligjore që ekzistojnë.

“Nuk më takon mua të komentoj mbi gjykimin, por është e rëndësishme të theksohet se, sa herë që dikush mendon se një vendim nuk është i drejtë, është e rëndësishme që kjo të thuhet në shtetin tuaj dhe të shfrytëzohen mundësitë që ofron sistemi ligjor”, deklaroi ajo.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën më 16 shtator 2026 katër ish-udhëheqës të UÇK-së fajtorë për krime lufte.

Bazuar në vendimin e shkallës së parë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi morën nga 25 vjet burgim secili. Kadri Veseli, gjithashtu ish-kryetar i Kuvendit, u dënua me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet heqje lirie.

Trupi gjykues i shpalli ata përgjegjës për ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Nga ana tjetër, të katër të pandehurit u liruan nga akuza për krime kundër njerëzimit, pasi gjyqtarët vlerësuan se Prokuroria nuk arriti të provojë përtej dyshimit të arsyeshëm se kishte ndodhur një sulm i gjerë ose sistematik ndaj civilëve.

Aktgjykimi ende nuk ka marrë formë të prerë dhe mund të kundërshtohet në procedurën e apelit.

Ish-krerët e UÇK-së kanë hedhur poshtë akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor, ndërsa mbrojtja e tyre ka kontestuar përfundimet e trupit gjykues.

të fundit

Përplasjet dhe kaosi në Parlament, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë deputetët e PD (EMRAT)

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, 6 deputetët e PD Flamur Noka,…

51 seconds ago

Figo shpjegon pse një transferim mes Real Madridit dhe Barcelonës është pothuajse i pamundur

Ish-mesfushori Luis Figo e konsideron të pamundur një transferim të një lojtari nga Barcelona te Real Madridi ose në drejtimin…

12 minutes ago

Pas presionit nga policia, reagon këngëtari Capital T: Uroj që studentët të dëgjohen, më dhemb zemra kur e shikoj Shqipërinë kështu, nuk mund të bëj muzikë

Reperi i njohur kosovar Capital T, i cili pak ditë më parë pati një bisedë telefonike me një efektiv policie…

13 minutes ago

Presidentja Shiroka Pula uron mbështetjen e Austrisë për Kosovën përmes një letre nga Van der Bellen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der…

15 minutes ago

Russian document reveals plan to strike energy, water and heating in Kyiv, Kharkiv and Odesa

Një dokument sekret rus, i siguruar nga The New York Times dhe i kapur nga pala ukrainase, zbulon përmasat e…

23 minutes ago

Rama convenes ministers and Socialist Party political leaders at the Red Villa

Kryeministri Edi Rama, po drejton një takim me të gjithë ministrat në rezidencën qeveritare, në Vilën e Kuqe në Tiranë.…

23 minutes ago