Alban Krasniqi, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, ka lëshuar akuza të forta ndaj opozitës në dy reagime të veçanta në Facebook. Ai e ka quajtur atë “antishtet”, ndërsa ka pretenduar se në mbështetje i kanë dalë “shokët e Radoiçiqit”.
None found
Në reagimin më të fundit, të publikuar rreth orës 22, Krasniqi deklaroi se opozitës i kanë “rënë maskat”. Ai është gjithashtu bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
“Opozita antishtet në aksion. U paskan ardhur në ndihmë shokët e Radoiçiqit. Ranë maskat për të satën herë”, shkroi Krasniqi. Reagimit ia bashkëngjiti një fotolajm të një mediumi vendas, sipas të cilit përfaqësuesit e Listës Serbe kishin mbërritur në Kuvendin e Kosovës atë mbrëmje, të premten.
Megjithatë, ai nuk shpjegoi më tej se cilët persona kishte parasysh konkretisht kur përdori shprehjen “shokët e Radoiçiqit”.
Një orë më herët, rreth orës 21, Krasniqi kishte publikuar një tjetër shkrim kritik ndaj opozitës, duke pretenduar se ajo nuk ishte në gjendje të bindte madje as përkrahësit e vet.
“Oj opozitë e mjerë. Kështu lëre më që nuk i bindni qytetarët, por as militantët tuaj, mbase as vetën tuaj”, shkroi Krasniqi.
Portieri i Teutës, BernandoniTeuta mori fitoren përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme të javës së 6-të të Superiores [...]Read More...
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, të premten në mbrëmje mori…
Më thirrjet “Nesër më shumë”, ka përfunduar edhe protesta e 133 kundër qeverisë. Qytetarët shprehen të vendosur se revolta nuk…
Në vendin tonë përfshierja me vaksinën kundër fruthit apo MRP-së është në nivel të ulët deri në 65 përqind, thekson…
Hyrja në Kalanë e Shkupit do të jetë me pagesë pasi lokaliteti të rregullohet plotësisht dhe të vihet në funksion,…
Marrëveshja e Donald Trump dhe Vladimir Putin për naftën ruse thyen raportin e presidentit amerikan me homologun e Ukrainës, Volodymyr…