Categories: kosovë

KQZ pret verdiktin e Supremes, Baraliu kundër rinumërimit të përgjithshëm të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret vendimin e Gjykatës Supreme për ankesat e dorëzuara ndaj rezultateve të shpallura më 27 qershor, ndërsa certifikimi i tyre do të varet nga përfundimi i këtij procesi.

Të lidhura

None found

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress se, në rast se vendimet e Gjykatës Supreme nuk parashehin detyrime për KQZ-në, atëherë institucioni mund të vazhdojë me certifikimin e rezultateve.

Ai sqaroi se, nëse nga vendimet e Supremes dalin obligime për KQZ-në, ato do të zbatohen paraprakisht dhe vetëm pas kësaj do të procedohet me certifikimin.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura për rezultatet e shpallura më 27 qershor. Nëse vendimet nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve. Ndërkaq, nëse vendimet përmbajnë obligime për KQZ-në, ato do të zbatohen fillimisht, ndërsa më pas do të procedohet me certifikimin e rezultateve”, deklaron Elezi.

Nga ana tjetër, profesori dhe njohësi i proceseve zgjedhore Mazllum Baraliu e konsideron të panevojshme kërkesën për rinumërimin e të gjitha votave të një subjekti politik, me arsyetimin se verifikimi tashmë është bërë nga institucionet përgjegjëse në praninë e komisionerëve dhe vëzhguesve të të gjitha subjekteve politike.

Sipas tij, stërzgjatja e këtij procesi po e shtyn pa nevojë certifikimin e rezultateve dhe krijimin e institucioneve të reja.

Baraliu: Rinumërimi i votave, i panevojshëm

“Mendoj që futja në një proces të rinumërimit të të gjitha qindra mijëra votave të një subjekti politik është diçka që nuk ka nevojë, sepse ato janë verifikuar. Të gjitha votat janë kontrolluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga zyrtarët kompetentë dhe në prani të përfaqësuesve të të gjitha subjekteve politike. Prandaj, Gjykata Supreme duhet ta përfundojë pa vonesë shqyrtimin e kësaj ankese, ose të këtyre dy ankesave, nëse janë të ndara, dhe t’i hapë rrugë KQZ-së për certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve. Jemi vonuar tepër shumë dhe nuk ka më bazë apo arsyetim për vonesa të mëtejshme, qoftë edhe nga organet gjyqësore”, thekson Baraliu për KosovaPress.

KosovaPress ka kërkuar koment edhe nga Gjykata Supreme në lidhje me ankesat e paraqitura, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.

KQZ i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Sipas këtyre rezultateve, vendin e parë e ka zënë Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa, me 47.13%, duke siguruar 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës, me 19.44%, ka marrë 22 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.69%, ka fituar 18 ulëse. Aleanca, me 6.74%, ka siguruar shtatë ulëse.

Vendimi i Gjykatës Supreme pritet të përbëjë hapin e fundit në aspektin juridik përpara certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Përveç konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë kanë edhe detyrimin për të zgjedhur presidentin e ri, për të cilin afati është 60 ditë nga momenti i konstituimit të Kuvendit.

Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pikërisht pas dështimit të partive parlamentare për të zgjedhur presidentin e vendit, pas përfundimit të mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani.

të fundit

Reuters: Në Shqipëri studentët protestojnë kundër Edi Ramës dhe korrupsionit, pse Gjenerata Z po udhëheq demonstratat në Evropë?

Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…

49 seconds ago

Pse Mbappe nuk arriti të fitojë Topin e Artë?

Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…

3 minutes ago

Kurti kërkon raportet deri nesër në orën 18:00 dhe premton publikimin e tyre

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…

3 minutes ago

Liverpooli po shqyrton tre alternativa në rast të largimit të Mac Allisterit

Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…

9 minutes ago

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

20 minutes ago

Java e nëntë e Superiores nis sot: Vora-Vllaznia pa tifozë, Elbasani përballet me Partizanin në një duel të fortë

Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…

20 minutes ago