Ka skaduar afati për dorëzimin e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas informacioneve të bëra publike nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), subjektet politike kanë paraqitur gjithsej pesë ankesa.
None found
Nga këto, dy ankesa janë dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), një nga Lista Serbe dhe dy nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka – NDS).
PDK-ja i ka bazuar dy ankesat e saj në pretendime për mungesë votash, ndërsa Lista Serbe dhe Partia e Re Demokratike kanë ngritur kundërshtime për parregullsi që ndërlidhen me fletëvotimet.
Për këtë çështje ka folur edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se institucioni nuk i komenton ankesat përderisa ato ndodhen në proces shqyrtimi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk komenton çështjet që janë në proces ankimor. Si në çdo rast, KQZ do t’i përgjigjet, brenda afatit, kërkesës së PZAP-it, institucionit kompetent për shqyrtimin e ankesave në procesin zgjedhor, duke sqaruar të gjitha çështjet e nevojshme”, deklaroi Elezi.
Ai njoftoi gjithashtu se procesi i certifikimit të rezultateve do të zhvillohet vetëm pasi të përmbyllen procedurat ankimore dhe të ketë vendimmarrje nga institucionet përkatëse.
“Pasi ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ janë parashtruar disa ankesa, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe të Gjykatës Supreme, të zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime për KQZ dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha Elezi.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…