Categories: kosovë

KQZ përcakton përmes shortit auditorët për kontrollin e raporteve financiare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar shortin për përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë dhe auditorëve të autorizuar që do të kryejnë auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike, të dorëzuara në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).

Sipas njoftimit të KQZ-së, shorti u mbajt në prani të përfaqësuesve të subjekteve të ndryshme politike dhe përcaktoi se cilat subjekte do të kontrollohen nga secili operator ekonomik apo auditor i autorizuar.

Të lidhura

None found

Në total, auditimit do t’i nënshtrohen 169 raporte financiare: 52 raporte vjetore financiare të partive politike për vitin 2025; 93 raporte mbi deklarimin financiar të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, të zhvilluara në tetor/nëntor 2025; si dhe 24 raporte të deklarimit financiar të fushatës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura në dhjetor 2025.

KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se, për të garantuar më shumë transparencë, raportet janë publikuar në uebfaqen e këtij institucioni. Pas përfundimit të auditimit, ato do të publikohen sërish së bashku me gjetjet e evidentuara.

të fundit

Skandali me Albchrome/ Raporti i AKM: Katastrofë mjedisore, operatori metalurgjik ka depozituar në mënyrë të paligjshme qindra ton mbetje toksike helmuese në ambient të hapur

Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë "Albchrome sh.p.k.", është kthyer në një bombë mjedisore me rrezik…

11 minutes ago

Kompany vijon rikuperimin në spital pas rrëzimit në stërvitje

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, po rikuperohet gradualisht në spital, pas rrëzimit shqetësues gjatë një seance stërvitore të ekipit…

12 minutes ago

Aksident me vdekje në Berat/ Po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari pas përplasjes nga makina

Një 63-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Aksidenti ndodhi…

18 minutes ago

Kurti pas vrasjes në Pejë: Sistemi i drejtësisë duhet të korrigjohet dhe të mbajë përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, duke theksuar se raportet e Bashkimit…

21 minutes ago

Gashi mirëpret Haxhiun në takim: Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndajnë vizion të përbashkët për rajonin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës…

25 minutes ago

Renditja e një gazetari kolumbian për Topin e Artë ngjall polemika

Vota kolumbiane për Topin e Artë të këtij viti ka shkaktuar tashmë debat, pasi gazetari Pache Andrade ndau 10 më…

30 minutes ago