Më 11 dhjetor është afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike. Por teksa kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë deri në përfundimin e afatit, asnjë subjekt politik nuk ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje dhe as listën me emrat e kandidatëve për deputet.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka theksuar se afati zyrtar i caktuar nga KQZ-ja do të përfundojë të mërkurën e javës së ardhshme, më 11 dhjetor, në orën 16:00. Elezi thotë se afati i vendosur nga KQZ-ja është i mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet.
None found
“Deri më 11 dhjetor 2024, në orën 16:00, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar më 1 shtator, por mund t’iu konfirmoj se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike”, tha Elezi.
Në një postim në rrjetin social X, profesori dhe ekonomisti i njohur amerikan Steve Hanke, shkruan se ka ardhur koha…
Vera e nxehtë e vitit 2026 në Evropë i kushtoi jetën rreth 50.000 njerëzve, sipas vlerësimeve të studiuesve britanikë, duke…
Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të…
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Sylaj ka kryer veprën penale “Kanosja” ndaj ish-bashkëshortes…
Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve në Kosovë, pas vrasjes së nënës së tij më…
Mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi ka nxitur debat…