Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, ku është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
None found
Sipas njoftimit, në takim morën pjesë edhe anëtarët e KPK-së, Milot Krasniqi dhe Arlinda Muqa, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi. Nga Institucioni i Avokatit të Popullit ishte i pranishëm edhe zëvendësavokati i Popullit, Basri Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorë.
Gashi theksoi përkushtimin e KPK-së për thellimin e bashkëpunimit me Institucionin e Avokatit të Popullit, duke vlerësuar rëndësinë e komunikimit të rregullt, shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit në çështjet që lidhen me përgjegjësitë e dy institucioneve.
Ai tha se respektimi i të drejtave të njeriut në procedurat penale është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe funksionimit të drejtë të sistemit të drejtësisë.
“Zbatimi i standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në të gjitha fazat e procedurave penale, në përputhje me ligjshmërinë, proporcionalitetin, paanshmërinë dhe procesin e rregullt ligjor, është përgjegjësi e institucioneve të drejtësisë”, ka deklaruar Gashi.
Ndërkaq, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me fokus respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e lirive themelore dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Me anë të një reagimi, Rrjeti ndërkombëtar SafeJournalists, ka reaguar për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van…
Përkundër se të gjitha mediumet italiane e kishin paralajmëruar Edon Zhegrovën startues në ndeshjen e Juventusit në udhëtim te Fiorentina,…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,…
Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Áron Orban, është ndaluar nga autoritetet hungareze, nën dyshimin për përfshirje në trafikimin e…
Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së…
Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…