kosovë

Kosovë, shpërthim pranë ish-komunës paralele të Leposaviçit

Policia e Kosovës, tha se pas mesnatës është hedhur një mjet shpërthyes në afërsi të objektit, ku më herët gjendej komuna që vepronte sipas sistemit të Serbisë.

Në njoftimin e policisë, tha se mjeti shpërthyes dyshohet të ketë qenë shok-bombë.

Të lidhura

None found

“Nuk raportohet për lëndime, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, tha Policia e Kosovës.

Njoftimi për këtë incident në Veri, vjen një ditë pasi Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në katër komunat në veri për mbylljen e pesë komunave serbe, që vepronin sipas sistemit të Serbisë.

Gjatë aksionit të 30 gushtit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se janë mbyllur Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviçit.

Ky aksion është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ka qenë veprim i pakoordinuar.

të fundit

Starton java e 11-të e Kategorisë së Parë, fokusi te Pogradeci (VIDEO)

Kanë nisur pjesët e para të tre ndeshjeve të fundit që përmbyllin javën e 11-të të Kategorisë së Parë [...]Read…

2 minutes ago

Fillon ndeshja mes Vorës dhe Tiranës, topi i parë vihet në lëvizje (VIDEO)

Vora dhe Tirana VORA 0-0 TIRANA“Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “FK Vora”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE: VORA: Harizaj; Zuna, Shiba, Karrica, Clemente, Kashari,…

8 minutes ago

Apel i mjekëve për vaksinim kundër HPV-së, në Maqedoni rasti më i ri me kancer të qafës së mitrës është 18 vjeç

Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re…

13 minutes ago

Përmbytje masive në Galapagos, 227 banorë evakuohen – El Niño rëndon situatën

Reshjet e dendura të shiut, të lidhura me fenomenin klimatik El Niño, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Ishujt Galapagos…

14 minutes ago

Libohovë/ Arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi me vdekje bashkëshorten dhe qëlloi në ajër, pas 2 orë e 30 minuta negociata

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Libohovë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, e cila vuri në pranga…

18 minutes ago

After meeting with Kurti, Zekolli Shaqiri reveals what was discussed about the Tetovë-Prizren road

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bërë të ditur se avancimi i projekteve infrastrukturore që lidhin Kosovën me Maqedoninë…

21 minutes ago