kosovë

VIDEO / Mbyllen zyrat e strukturave paralele në Dukagjin, Sveçla e Krasniqi në terren me mesazh për Vuçiqin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin Elbert Kransiqi sot kanë vëzhguar një aksion të Policisës së Kosovë në mbylljen e komunës ilegale të Pejës në Gorazhdec, atë të Istogut në Osojan dhe të Klinës në Videjë.

Sveçla ka thënë se koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë:

Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj.

Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

të fundit

Haxhiu përshëndet Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, pasuria që na lidh të gjithëve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar rëndësinë e Kongresit…

2 minutes ago

Droni rus shemb ndërtesën 5-katëshe në Kiev, kërkime intensive për 14 persona nën gërmadha

Të paktën 14 persona kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e një ndërtese banimi të goditur nga një dron rus…

2 minutes ago

Starton java e 11-të e Kategorisë së Parë, fokusi te Pogradeci (VIDEO)

Kanë nisur pjesët e para të tre ndeshjeve të fundit që përmbyllin javën e 11-të të Kategorisë së Parë [...]Read…

10 minutes ago

Fillon ndeshja mes Vorës dhe Tiranës, topi i parë vihet në lëvizje (VIDEO)

Vora dhe Tirana VORA 0-0 TIRANA“Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “FK Vora”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE: VORA: Harizaj; Zuna, Shiba, Karrica, Clemente, Kashari,…

16 minutes ago

Apel i mjekëve për vaksinim kundër HPV-së, në Maqedoni rasti më i ri me kancer të qafës së mitrës është 18 vjeç

Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re…

21 minutes ago

Përmbytje masive në Galapagos, 227 banorë evakuohen – El Niño rëndon situatën

Reshjet e dendura të shiut, të lidhura me fenomenin klimatik El Niño, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Ishujt Galapagos…

22 minutes ago