Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Shefen e Operacioneve aktuale, nga Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.
Sveçla theksoi se ka biseduar me Viehen për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veriun e Kosovës.
None found
“Sulmet e njëpasnjëshme të viteve të fundit ndaj institucioneve tona dhe zyrtarëve tanë në veriun e Kosovës si dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit ishin çështjet e rëndësishme për të cilat biseduam me znj. Viehe, po ashtu edhe për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e mirë e të vazhdueshëm mes KFOR dhe Policisë së Kosovës”, shkroi Sveçla.
Ai theksoi se ranë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm.
“Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën por edhe të rajonit”.
Sveçla gjithashtu pohoi se Kosova aspiron rrugën drejt integrimit në NATO dhe në këtë kuptim, do të vazhdojnë përpjekjet si partner serioz në garantimin e sigurisë në vend dhe në rajon.
Për dallim prej tetë xhirove të mëparshme që janë zhvilluar në fundjavë, xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës në…
Një i mitur është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës fillore në fshatin Banjicë e Poshtme, në rajonin e Gostivarit.Rastin…
Izraeli pritet ta ketë një mungesë të rëndësishme për duelin kundër Kosovës, që luhet të shtunën nga ora 15:00 në…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për mungesën…
Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të…
Kryetarja e sapozgjedhur e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NPKOK), Iskra Haxhi…