kosovë

Iu ndalua vizita në Preshevë, Sveçla me polici viziton brezin kufitar përgjatë Liqenit të Ujmanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës së sotme ka vizituar brezin kufitar në veri të vendit, disa orë pasi Serbia i refuzoi lejen për një vizitë në Luginën e Preshevës, transmeton AlbEu.com.

“Bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Departamentit të Kufirit Fehmi Xhata, sot kemi vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë asetit tonë, Liqenit të Ujmanit. Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbron kufijtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Të lidhura

None found

Ai tutje theksoi se bashkë me ekipin, zyrtarët policor kufitar e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduan për nevojën e avancimit të kapaciteteve në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar.

“Mbështetja ime nuk do të mungojë për Policinë e Kosovës për të garantuar siguri e integritet të Republikës sonë”, ka shtuar Sveçla.

Ai për sot kishte aranzhuar një vizitë në Luginën e Preshevës me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, por vizita e tij u pamundësua nga autoritetet e Beogradit, të cilat refuzuan t’i japin leje për një vizitë të tillë.

të fundit

Në hapje të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, Micheál Martin mirëpret Albin Kurtin

Kryeministri Albin Kurti, në nisje të European Political Community në Dublin u prit nga homologu i tij irlandez Micheál Martin.…

2 minutes ago

Cristian Shpendi merr numrin 9 përballë Finlandës, fanella që mbante më parë Anis Mehmeti

Cristian Shpendit i është besuar numri 9-të në fanellë për ndeshjen e sotme ndaj Finlandës që do të luhet në…

5 minutes ago

Plarent Ndreca pas takimit me Veliajn në burgun e Fierit: Nuk sigurohet dokumentacioni mjekësor, PS nuk ka mbajtur qëndrim zyrtar

Nga burgu i Fierit, pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se ende nuk…

8 minutes ago

Xhiroja e nëntë e basketbollit nis të premten

Për dallim prej tetë xhirove të mëparshme që janë zhvilluar në fundjavë, xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës në…

11 minutes ago

I mitur sulmohet në oborrin e shkollës në rajonin e Gostivarit, shokët publikojnë pamjet në rrjetet sociale

Një i mitur është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës fillore në fshatin Banjicë e Poshtme, në rajonin e Gostivarit.Rastin…

13 minutes ago

Izraeli pritet të përballet me Kosovën pa dy lojtarë

Izraeli pritet ta ketë një mungesë të rëndësishme për duelin kundër Kosovës, që luhet të shtunën nga ora 15:00 në…

23 minutes ago