Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shprehur krenare për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota, Kolumbi.
Ajo ka theksuar se kjo arritje është rezultat i punës dhe përgatitjeve intensive, duke e cilësuar si një moment historik për vendin.
None found
“Ndihem e gëzuar dhe krenare të njoftoj që puna dhe përgatitjet tona intensive kanë çuar sot në një rezultat historik: në Bogota, Kolumbi, Republika e Kosovës po hap ambasadën e saj në një tjetër vend të rëndësishëm në Amerikën Jugore”, ka shkruar Gërvalla.
Në postimin e saj, Gërvalla shprehu krenarinë për këtë arritje dhe njoftoi se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do të kryejë inaugurimin e ambasadës mbrëmjen e sotme.
“Hapja e ambasadës sonë në Kolumbi shënon një moment të rëndësishëm në strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale dhe për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministrja.
Ky zhvillim është një hap tjetër përpara në diplomacinë kosovare, duke theksuar angazhimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohjen e mëtejshme nga shtetet e tjera të botës.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…