kosovë

Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë, shkak edhe moti i nxehtë

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) njoftoi se për t’i mbuluar kërkesat e qytetarëve, është duke importuar rreth 1 milion euro rrymë në ditë.

Në një komunikatë për media thuhet se kërkesa në kohë piku kalon mbi 800 megavate rrymë, që është “dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe”.

Të lidhura

None found

Në këtë situatë thuhet se kanë ndikuar temperaturat e larta, përkatësisht shfrytëzimi i madh i kondicionerëve, si dhe renovimi i një njësie të Termocentralit B, që, rrjedhimisht, ka zvogëluar prodhimin.

Në komunikatë nuk sqarohet se që sa kohë importohet nga 1 milion euro rrymë në ditë, por në Kosovë, prej javësh, mbizotërojnë temperatura të larta që u afrohen 40 gradëve të Celsiusit.

Për krahasim, në prill të vitit të kaluar, KESCO ka njoftuar se në 11 ditët e para të muajit, ka importuar rreth 5.4 milionë euro energji elektrike. Atëkohë, në këtë sasi të importit ka ndikuar rënia e temperaturave.

Në njoftimin e fundit thuhet, po ashtu, se çmimet e importit janë rritur – aktualisht në bursën prej ku importon Kosova “sillen mbi 200 euro për megavat”.

Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit.

Kosova ka kapacitet të prodhojë deri në 800 megavate në orë, kurse nevojat e saj, në një ditë dimri për shembull, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.

Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.

Çmimi në bursa ndryshon. Në kohën e krizës energjetike në vitin 2022 ka arritur në rreth 430 euro për megavat.

KESCO u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që ta kursjenë maksimalisht rrymën.

 

të fundit

“Legjendë e këtij klubi”, kapiteni i Atalantës me fjalë prekëse për Gjimshitin pas largimit në Arabinë Saudite

Kapiteni i Atalantës, Marten De Roon, i ka dedikuar një mesazh emocionues Berat Gjimshitit pas largimit të mbrojtësit shqiptar nga…

10 minutes ago

OBRM-PDUKM akuzon Zaevin se përcakton çmimin e specit të kuq

Pas tre ditësh protestash nga fermerët në Strumicë për çmimin e ulët prej 25 denarësh për specin e kuq, partia…

11 minutes ago

Diabeti, nutricionistja shpjegon shkaqet dhe ndikimin e Farës së Zezë në trajtim (VIDEO)

Sëmundja e diabetit u trajtua në Klan Kosova me nutricionisten Dhurata Nasufi Halabaku. Ajo enkas për shikuesit e emisionit Ora…

16 minutes ago

Analizë shkencore: Konsumi i lartë i mishit të kuq mund të rrisë rrezikun për kancer pankreatik

Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të kenë një rrezik më të lartë për…

17 minutes ago

Lionel Messi largohet përkohësisht nga futbolli pas ndarjes nga jeta të babait

Sulmuesi i Inter Miamit, Lionel Messi, do të tërhiqet përkohësisht nga detyrat e tij si lojtar për klubin pas vdekjes…

17 minutes ago

Bashar al-Assad dënohet me vdekje në mungesë nga një gjykatë siriane, ish-zyrtari i lartë i regjimit del para drejtësisë

Një gjykatë siriane dënoi në mungesë me vdekje presidentin e rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, së bashku me vëllain e tij…

17 minutes ago