Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënuar një hap të ri në menaxhimin e aseteve financiare. Për herë të parë Kosova ka futur arin në rezervat shtetërore financiare.
Banka Qendrore ka bërë të ditur se ari tashmë është përfshirë në portofolin e rezervave të vendit, në një lëvizje që konsiderohet historike për menaxhimin financiar dhe strategjinë e rezervave shtetërore.
None found
BQK ka njoftuar se “përfshirja e arit për herë të parë në portofolin e rezervave përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale dhe reflekton modernizimin e vazhdueshëm të kornizës së menaxhimit të rezervave”.
Sipas bankës, ky hap synon forcimin e diversifikimit dhe qëndrueshmërisë së rezervave financiare të Kosovës, duke i përafruar praktikat e institucionit me standardet ndërkombëtare të bankave qendrore.
“Përfshirja e arit forcon më tej diversifikimin, qëndrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të portofolit rezervë”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Institucioni ka bërë të ditur se gjatë viteve të fundit ka zhvilluar reforma të gjera në menaxhimin e aseteve, administrimin dhe menaxhimin e rrezikut, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë si Thesari i SHBA-së, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Një rol të rëndësishëm në këtë proces, sipas BQK-së, ka pasur Programi i Partneritetit për Këshillim dhe Menaxhim të Rezervave të Bankës Botërore (RAMP).
“Ky bashkëpunim ka mbështetur forcimin e kornizës së politikave investuese të BQK-së, rregulloreve mbështetëse, kapaciteteve institucionale, si dhe funksioneve të menaxhimit të rrezikut, monitorimit dhe analizës”, thuhet më tej në njoftim.
BQK ka treguar se ka avancuar edhe marrëdhëniet bankare me institucione të Eurosistemit dhe banka ndërkombëtare komerciale, si dhe bashkëpunimin me platforma globale si Clearstream për menaxhimin e aseteve dhe kolateralit.
Sipas njoftimit, përfshirja e arit është vetëm “hapi fillestar i një procesi afatgjatë të alokimit strategjik”, i cili mbështetet në stabilitetin financiar dhe qeverisjen e brendshme të institucionit.
“Ari tradicionalisht ka luajtur rol të rëndësishëm në menaxhimin e rezervave të bankave qendrore, si instrument afatgjatë i ruajtjes së vlerës dhe i diversifikimit”.
BQK-ja ka avancuar gjithashtu angazhimin me ofrues kyç të infrastrukturës globale, përfshirë Clearstream, për shërbime të menaxhimit të kolateralit dhe kujdestarisë së aseteve.
“Këta hapa kanë zgjeruar mundësitë e BQK-së për të menaxhuar likuiditetin në mënyrë efektive, duke rritur njëkohësisht kapacitetin e saj operacional dhe strategjik për menaxhimin e rezervave në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare”./Monitor
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, ka qenë ditën e djeshme i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.…
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen…
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Në mes të zhurmës mediatike dhe tensioneve të ditëve të fundit që kanë përfshirë formatin “Ferma VIP”, Arbana Osmani ka…
Policia e Tiranës ka njoftuar masat që do të merren për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, ditën e nesërme…
Gjykata e Lartë ka vendosur të zbutë, masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke e caktuar ndaj…