Në Gdańsk të Polonisë po mbahet Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2026, e organizuar këtë vit në bashkëpunim nga Qeveria e Polonisë dhe Qeveria e Ukrainës, duke dëshmuar edhe një herë se procesi i rimëkëmbjes së Ukrainës nuk është lënë për pas përfundimit të luftës.
Në këtë konferencë, Republika e Kosovës përfaqësohet nga ambasadori Drilon S. Gashi, shef i Misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë, në emër të shtetit të Kosovës dhe të presidentes në detyrë Albulena Haxhiu, si edhe në emër të Qeverisë së Kosovës dhe të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
None found
Ndërkohë që Ukraina vijon rezistencën ndaj agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë, partnerët e saj po angazhohen në rindërtimin e infrastrukturës, nxitjen e investimeve, forcimin e institucioneve dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik. Konferenca bashkon qeveri, organizata ndërkombëtare, institucione financiare dhe përfaqësues të biznesit, me synimin që mbështetja politike të përkthehet në projekte konkrete rindërtimi dhe investime afatgjata.
Po ashtu, Konferenca e Rimëkëmbjes jep një sinjal të rëndësishëm për përkushtimin e pandërprerë të bashkësisë ndërkombëtare ndaj sovranitetit, qëndrueshmërisë dhe perspektivës evropiane të Ukrainës. E organizuar bashkërisht nga Polonia dhe Ukraina, ajo vë në pah rolin strategjik të partnerëve rajonalë, veçanërisht të Polonisë, në procesin e rimëkëmbjes së Ukrainës. Në përmbyllje, konferenca përcjell mesazhin se siguria, rindërtimi dhe integrimi evropian duhet të avancojnë paralelisht, në mënyrë që Ukraina të dalë më e fortë nga kjo luftë.
Tetë shpërthime u dëgjuan sot në Riad, sipas gazetarëve të AFP, menjëherë pasi autoritetet dërguan mesazhe të shkurtra në lidhje…
Samuel NikajSamuel Nika është emëruar zyrtarisht si drejtori i ri i akademisë së Vllaznisë [...]Read More...
Rreth 70 mijë efektivë policie do të angazhohen në të gjithë Francën për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë demonstratave…
Një pacient ka humbur jetën ditën e sotme pasi është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës në…
Në ditën e 17 të protestës qytetarët vazhdojnë revoltën. Studentë qytetarëve, vijojnë protestën në mënyrë paqësore para kryeministrisë. Ata janë…
Të dhënat personale dhe profesionale të mbi 41 mijë punonjësve të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, DHS, përfshirë mijëra agjentë…