Gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës mbetën të lënduar, ndërsa 11 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor gjatë protestës që u zhvillua mbrëmjen e 5 tetorit në afërsi të Kuvendit dhe Qeverisë. Këto të dhëna u bënë me dije nga vetë policia përmes një njoftimi.
None found
Në të njëjtin njoftim, policia bëri të ditur se tre persona që po protestonin u dërguan në stacion policor, ndërsa veprimet e tjera ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Policia po ashtu konfirmoi se gjatë ndërhyrjes përdori gaz lotsjellës dhe top uji. Sipas saj, këto mjete u përdorën ndaj protestuesve që qëlluan me mjete piroteknike dhe sende të forta drejt institucioneve dhe pjesëtarëve të policisë.
Njoftimi shton se protesta, në orët e vona, vijonte të zhvillohej në mënyrë të qetë.
Nuk ishte një rrugëtim i zakonshëm drejt një ndeshjeje futsalli.Nga zyra deri te Pallati i Rinisë në Prishtinë nuk janë…
Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, i ka bërë thirrje UEFA-s që të ndërhyjë për të shmangur përballjet e ardhshme mes…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohet çështja e ish-krerëve…
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ka bërë thirrje protestuesve që nesër në mëngjes të mblidhen sërish…
Kryetari i Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, ka reaguar në lidhje me zhvillimet në Kosovë. Sela në një postim në rrjetet…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane…