kosovë

Kosova kujton sot 26 vjetorin e kapitullimit të Serbisë

Sot bëhen 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë, duke u dorëzuar ish-ushtria e Jugosllavisë dhe kapitullimi i Serbisë.

Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshja e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, e nënshkruar më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, gjenerali Nebojsha Pavkoviç, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Marrëveshja është arritur pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve dhjetëra vjeçare të popullit shqiptar që nga ndarja në Konferencën e Londrës më 1913-të dhe fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptar të zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej: që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i. U caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës. U caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havijer Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Tags: kosovaSerbi

të fundit

“Shumë njerëz që më parë hezitonin, do të largohen nga vendi”, Lapaj bën parashikimin e zymtë pas 11 majit

Adriatik Lapaj, drejtues i “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV , deklaroi se 11 maji…

25 seconds ago

Rikthim rezultati dhe ‘breshëri’ golash: Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ndeshja nisi me një dominim të lehtë…

17 minutes ago

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. Vendimi erdhi…

29 minutes ago

Manchester United gati të ndryshojë “fytyrë” në sulm, pranë marrëveshjes me dy sulmues

Manchester United në kërkim të një sulmuesi. Ekipi anglez dëshiron të fshijë sezonin e keq që sapo përfundoi, i cili…

42 minutes ago

Kosova inauguron stacionin e ri policor në Zveçan, ndodhet 2 km larg kufirit me Serbinë

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg nga…

47 minutes ago

Shefi i NATO-s jep alarmin: Jemi të rrezikuar seriozisht nga Rusia, mbroni qiellin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u shpreh…

1 hour ago