Categories: kosovë

Kosova blindohet” para vendimit të Hagës, Policia e Kosovës sqaron masat e planifikuara

Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se vendi po “blindohen” në prag të vendimit të Hagës. Përmes një njoftimi, institucioni ka sqaruar se planet policore hartohen në kuadër të procedurave të zakonshme dhe nuk përbëjnë një masë të jashtëzakonshme.

Të lidhura

None found

“Për të informuar drejt qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe më gjerë, sqarojmë se planifikimi dhe zbatimi i masave të sigurisë në raste kur priten zhvillime, aktivitete apo pjesëmarrje e madhe e qytetarëve, si dhe hartimi i planeve policore, janë pjesë e procedurave të rregullta policore”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, masa të tilla janë parashikuar edhe për marshin solidarizues paqësor të 12 shtatorit 2026, si dhe për tubime e aktivitete të tjera. Qëllimi i tyre është menaxhimi i sigurt i grumbullimeve, garantimi i rendit dhe sigurisë publike, rregullimi i qarkullimit rrugor dhe zhvillimi normal i aktiviteteve.

“Gjatë vlerësimeve dhe hartimit të planeve, merret në konsideratë edhe mundësia që individë ose elemente të caktuara, përfshirë persona nga jashtë vendit, të përpiqen t’i përdorin grumbullimet e mëdha për provokime, incidente apo veprime destabilizuese”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia thekson se bëhet fjalë për masa parandaluese dhe standarde, të cilat përcaktohen në bazë të numrit të pritshëm të pjesëmarrësve dhe vlerësimit të situatës në tërësi.

Njëkohësisht, qytetarëve dhe mediave u është bërë thirrje që të marrin për bazë vetëm njoftimet zyrtare dhe “të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të krijojnë shqetësim të panevojshëm në opinion”.

Reagimi erdhi pas raportimeve në media se Policia e Kosovës kishte përgatitur një plan të gjerë operacional për 16 shtatorin, datën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

të fundit

The old system must be brought down,” Arlind Qori: Kosovo shows that the country can have an incorruptible prime minister

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Oponencë në News24 foli për qeverinë shqiptare dhe protestat, që…

2 minutes ago

3-year-old girl dies in Kurbin after being accidentally hit by her father’s agricultural vehicle

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur…

3 minutes ago

Infeksionet lidhen me rreth një në tetë raste kanceri në botë

Infeksionet e zakonshme shkaktojnë rreth 1 në 8 raste të kancerit në botë, sipas një studimi të ri, duke nxjerrë…

3 minutes ago

Putin adds $60 billion to military funds beyond the initial plan for 2026

Shpenzimet ushtarake të Rusisë pritet të arrijnë një nivel rekord këtë vit, pasi Vladimir Putin shtoi rreth 60 miliardë dollarë…

3 minutes ago

Parliament of crime”: Protesters march outside the parliament building

Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuvendit në protestën…

4 minutes ago

Çeku: Higher education reform must be deep and focused on quality

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka vizituar Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku është takuar me rektorin Armand…

4 minutes ago