Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka vlerësuar se shqiptarët në Mal të Zi vijojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në orientimin euroatlantik dhe në zhvillimin demokratik të këtij vendi.
Ai i bëri këto komente pas takimit me Nik Gjeloshajn, zëvendëskryeministër i Malit të Zi për Politikë Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, si dhe me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu.
None found
“Në të kaluarën, ashtu si edhe sot, faktori shqiptar ka përfaqësuar një forcë me rëndësi për kursin euroatlantik dhe zhvillimin demokratik të Malit të Zi”, është shprehur Konjufca.
Sipas tij, bisedimet u përqendruan te pozita dhe niveli i përfaqësimit të shqiptarëve në Mal të Zi, angazhimi i tyre në jetën politike dhe institucionale, si edhe zhvillimet që prekin komunitetin shqiptar.
Pjesë e takimit ishin gjithashtu ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha, dhe ambasadori malazez në Kosovë, Bernard Çobaj.
Konjufca nënvizoi se raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë ndërtuar mbi bashkëpunimin dhe respektin reciprok.
“Në proceset e integrimit evropian, Mali i Zi vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm për Kosovën”, deklaroi ai.
Gjeloshaj dhe Nimanbegu janë pjesëmarrës në Konferencën e IX të Ambasadorëve. Ata kontribuuan edhe në panelin që trajtoi integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe rolin e faktorit shqiptar gjatë këtij procesi.
Një nga klubet më të famshme në Evropën Lindore, BATE Borisov, ka përjetuar momentin më të vështirë në historinë e…
Mbi 103 mijë persona në Maqedoninë e Veriut punojnë në sektorin informal, pa u përfshirë në marrëdhënie të rregullta formale…
Ditën e sotme, 28 nëntor 2026, një incident është regjistruar gjatë protestës kombëtare në Tiranë, ku autoboti i policisë ka…
Situata është përshkallëzuar gjatë protestës kombëtare në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë.…
Mesditën e kësaj të shtune, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bathore, ku një fëmijë 7-vjeçar, ka humbur jetën…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit,…