Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e Republikës së Kosovës për mbështetjen e pandërprerë amerikane.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca është shprehur se 4 Korriku i vitit 1776 nuk përfaqëson vetëm shpalljen e pavarësisë së SHBA-së, por edhe lindjen e një ideje që, sipas tij, ndryshoi rrjedhën e historisë moderne, duke vendosur në bazat e shtetit demokratik lirinë, dinjitetin njerëzor dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi qeverisjen.
None found
Ai ka nënvizuar se parimet e Deklaratës së Pavarësisë u kthyen në frymëzim për popujt që përpiqen për liri, vetëvendosje dhe barazi, duke shtuar se edhe rrugëtimi historik i popullit të Kosovës lidhet me këto ideale.
Konjufca ka përmendur edhe rolin historik të presidentit amerikan Woodrow Wilson, duke vlerësuar se pozicioni i tij në Konferencën e Paqes në Paris i dha peshë së drejtës së popujve për të përcaktuar të ardhmen e tyre.
Sipas Konjufcës, në periudhat më të vështira të historisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të popullit të Kosovës, duke mbështetur të drejtën e tij për liri dhe shtet.
“Duke shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së saj, populli ynë nderon jo vetëm trashëgiminë e një shteti mik, por edhe madhështinë e një ideje që ka frymëzuar breza: se historia përparon kur popujt guxojnë ta lidhin fatin e tyre me lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor”, ka shkruar Konjufca.
Në mbyllje të mesazhit të tij, ai ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën…
Një varrezë makinash në Kamëz është përfshirë nga flakët. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme. Zona është përfshirë…
Një grup shoqatash dhe organizatash shqiptare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dërguar një letër të hapur Qeverisë…
FIFA ka konfirmuar se gjyqtari australian Alireza Faghani do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e 1/16-ave të Kupës së Botës…
Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën…
Një varrezë makinash në Kamëz është përfshirë nga flakët. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme. Zona është përfshirë…