Categories: kosovë

Konjufca: Aktgjykim i padrejtë dhe i pamerituar për udhëheqësit e UÇK-së

Pas shpalljes së vendimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur keqardhje të thellë për aktgjykimin ndaj katër ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ai e ka cilësuar si të trishtueshëm, të padrejtë dhe të pamerituar dënimin që u dha sot për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

“Është një vendim vërtet i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të UÇK-së”, deklaroi Konjufca menjëherë pas leximit të aktgjykimit në gjykatën speciale.

Vendimi përmbylli një proces të gjatë gjyqësor, ku trupi gjykues shpalli dënimet për secilin prej të akuzuarve: Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vjet burgim, Kadri Veseli mori 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet heqje lirie.

të fundit

Gashi: Në çështjen e Arlinda Zekajt, prokurori ende nuk e ka intervistuar dëshmitarin e parë

Gazetari Kreshnik Gashi ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, duke thënë se, pavarësisht rëndësisë së rastit…

1 minute ago

Bayern Munich njofton për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Vincent Kompanyt

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është liruar nga spitali pas problemeve shëndetësore që e detyruan të kërkonte ndihmë mjekësore…

4 minutes ago

Matthaus shpjegon arsyen pse Harry Kane mund të rinovojë me Bayernin pas fitimit të Topit të Artë

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, beson se fitimi i Topit të Artë nga Harry Kane mund të ndikojë që…

4 minutes ago

Aston Martin zbulon Valhalla Spider, hibridi pa çati që arrin 349 km/h

Aston Martin ka prezantuar Valhalla Spider, versionin pa çati të supermakinës hibride me motor të vendosur në mes, e cila…

11 minutes ago

Shumica e partive nuk pranojnë ftesën e Begajt për konsultimet mbi zgjedhjet vendore, PS-ja e vetmja që ka konfirmuar pjesëmarrjen

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, por disa…

15 minutes ago

Barcelona nën hetim disiplinor pas dy incidenteve në El Clásico kundër Real Madridit

Barcelona mund të përballet me një gjobë pas incidenteve të regjistruara gjatë El Clasicos të së dielës kundër Real Madridit,…

16 minutes ago