kosovë

Konfiskim pasurive të paligjshme/ Kosova miraton ligjin për Byronë Shtetërore. Kurti: Do të parandalojë shpërdorimin e buxhetit

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën projektligjin e ndryshuar për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë projektligj si ndër më të rëndësishmit të Qeverisë së tij, dhe se byroja do të shërbejë edhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare.

Të lidhura

None found

“Pavarësisht tendencave për zvarritjen e jetësimit të këtij ligji të rëndësishëm, byroja do të bëhet. Jetësimi i konceptit të konfiskimit civil, si zotim i yni, përveç se do ta ruajë pasurinë publike dhe do t’ia kthejë shtetit njëkohësisht atë që është përfituar kundërligjshëm. Byroja gjithashtu do të shërbejë edhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare”, tha Kurti.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ndryshimet përbëjnë katër nenet që janë hedhur poshtë nga Kushtetuesja.

“Ne nuk kemi hartuar ligj të ri, sepse nuk ka pasur nevojë për këtë. Por, i kemi adresuar vetëm katër çështje që janë konsideruar kundër Kushtetutës. Kjo qasje e re ndihmon në garantimin e një procesi më të drejtë dhe më të qartë për të gjitha palët e përfshira në procedurat e konfiskimit. Ndryshimet e reja sigurojnë që periudha e verifikimit të pasurisë të lidhet me periudhën kur zyrtari publik ka qenë në funksion duke lejuar përjashtimisht zgjatjen e verifikimit për pesë vjet pas përfundimit të ushtrimit të funksionit publik, nëse vlerësohet se pasuria është dukshëm më e lartë sesa të ardhurat e ligjshme”, tha ajo.

Ligji për Byronë ishte miratuar në shkurt të 2023-s nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa pak ditë më vonë ishte dërguar në Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës.

Qeveria në Prishtinë ka miratuar po ashtu programin kombëtar të mbrojtjes gjithëpërfshirëse. Projekti ka për qëllim ruajtjen e interesave jetike te vendit dhe bazament janë dokumentet të fushës së mbrojtjes.

të fundit

Protestuesit kërkojnë burgosje, jo suspendime, si dhe dorëheqjen e Gërvallës, Sveçlës dhe Muhaxherit

Në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për gruan që u vra para pak ditësh në Pejë,…

8 minutes ago

Nuk kërkojmë suspendime, por burgosje”: marsh protestues në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

9 minutes ago

Egnatia dhe Teuta përballen në Rrogozhinë në duelin për kreun e kampionatit

Egnatia - TeutaEGNATIA 0-0 TEUTA “Abissnet  Superiore”: Java 9-tëStadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE:EGNATIA: Dajsinani; Jaime, Bitri, Sota, Yago, Kryeziu, Aleksi,…

10 minutes ago

De Jong drejt largimit nga Barcelona, Flick nuk e konsideron më zgjedhje të parë

E ardhmja e Frenkie de Jongut te Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rikthimit të tij nga lëndimi, ndërsa…

10 minutes ago

Di Marzio: Juventusi mund të shesë Kenan Yildizin për të ardhura të mëdha

Juventusi mund të detyrohet të shesë yllin e ri Kenan Yildiz për të balancuar financat e klubit, ndërsa Arsenali shihet…

11 minutes ago

Tomor Alizoti: Rama ka humbur legjitimitetin politik, protestat do të bëhen më të fuqishme

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, deklaroi në një intervistë për News24 se kryeministri Edi Rama është delegjitimuar politikisht, ndërsa…

19 minutes ago