Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e ruminantëve të vegjël (dhenve dhe dhive) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit.
AUV thotë se menjëherë janë aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare, të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar nga e cila janë marrë mostrat për testim.
“Sot në mëngjese Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar prezencën e sëmundjes në fermën e dyshuar. Mostrat e testuara në fermat përreth kanë rezultuar negativ. Në zbatim të mandatit ligjorë bazuar në rezultat të analizave laboratorike AUV ka shpallur fshatin Landovicë vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur”, thuhet në njoftim.
Agjencia kosovare vendosi edhe fermat përreth nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjitk, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar.
Më tej, theksohet se janë vënë në zbatim masat e biosigurisë në ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave përreth sipas protokolleve veterinare.
AUV po ashtu nxori vendim të menjëhershëm për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes PPR, bazuar në Ligjin për Veterinarinë dhe i cili do të zbatohet në gjithë territorin e Kosovës, të cilat ndër tjerash përfshinë ndalimin e lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregje dhe shitblerjen, groposjen e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR, njoftimin e menjëhershëm të institucioneve kur haset në infeskione, si dhe të tjera.
Sëmundja PPR (Peste des Petits Ruminants), e njohur si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo karakterizohet nga simptoma të rënda si temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni dhe kollitje e fortë. Megjithëse ajo nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, kafshëve u shkakton dëme të konsiderueshme duke ua rritur nivelin e ngordhshmërisë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë blegtorale.
Dashi Do jeni ne kërkim te emocioneve te forta sot ju qe jeni ne një lidhje. Duke qene se komunikimi…
Një aksident ka ndodhur në pasditen e sotme në qendër të Heraklionit. Siç shihet edhe në pamje një makinë ka…
Gazetari Andi Tela, duke komentuar arrestimet te kompania e naftës “Bankers”, deklaroi se për 20 vite kjo kompani ka nxjerrë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë pas ditës së dytë të konsultimeve me partitë parlamentare se konstituimi i Kuvendit…
Zegjinë Çaushi, përjetoi emocione të forta pas rinumërimit të votave në Fier, pasi brenda pak orëve, e humbi dhe e…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbrëmjen e sotme se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në…