Asociacioni i Komunave të Kosovës do të protestojë sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Tubimi nis në orën 11:00 dhe është paralajmëruar si protestë paqësore, institucionale dhe jopartiake.
None found
Përmes kësaj proteste, AKK-ja kërkon mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave të komunave, kompensimin e detyrimeve që burojnë nga kontratat kolektive, si dhe ndaljen e ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.
Një ditë para tubimit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi në Facebook një video ku ftoi qytetarët të marrin pjesë. Ai i kërkoi pushtetit qendror që të mos u marrë komunave atë që, sipas tij, u përket.
“Nuk mundesh me ua marrë qytetarëve buxhetin, me ua blloku projektet e me ua ndal zhvillimin vetëm pse nuk të kanë votuar. Kjo nuk është qeverisje. Është ndëshkim politik”, ka deklaruar Rama.
Sipas Ramës, fondet dhe projektet e pushtetit lokal po pengohen nga Qeveria në varësi të përkatësisë politike të komunave. Ai ka deklaruar se, prej vitit 2022, nga buxhetet komunale janë marrë mbi 344 milionë euro për detyrime të krijuara në nivelin qendror, ndërsa vetëm në katër muajt e parë të vitit 2026 shuma e marrë, sipas tij, arrin në rreth 55 milionë euro.
Thirrjes për pjesëmarrje në protestën e sotme në Prishtinë i është bashkuar edhe kryetari i Aleancës dhe i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Ai e konsideron veprimin e nivelit qendror si cenim të të drejtave ligjore dhe kompetencave të pushtetit lokal.
Gjini i ka cilësuar komunat si “adresën e parë të qytetarëve” dhe si hallkën kryesore të përfaqësimit të tyre në institucione. Në të njëjtën kohë, ai ka akuzuar autoritetet qendrore për ndërhyrje të jashtëligjshme dhe të motivuara politikisht në përgjegjësitë komunale.
Ndër shqetësimet e renditura prej tij janë shkurtimet e buxheteve, përjashtimi nga planifikimet financiare i mbi 3.100 mësimdhënësve dhe moskompensimi i dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Gjini ka përmendur gjithashtu centralizimin e inspektorateve dhe të punësimit në shërbimin civil, si dhe kufizimet që, sipas tij, po u imponohen pronave komunale.
Eliezer “Eli” Dasa ka vlerësuar forcën e përfaqësueses së Kosovës dhe atmosferën që e pret skuadrën e tij në stadiumin…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku…
Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për fatin e saj, Anxhela Shurdha është rikthyer në Shqipëri dhe tashmë ndodhet pranë…
Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit. Pas ekzaminimeve…
Një koalicion organizatash jofitimprurëse ngriti një padi kundër pesë kompanive kryesore të inteligjencës artificiale të enjten, duke kërkuar të ndalojë…
Mund të keni vështirësi të gjeni terapistin e duhur ose të keni nevojë për ndihmë më shpejt sesa mund të…