Categories: kosovë

Komisioni nuk pranon kërkesën e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), propozoi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të ftohet javën e ardhshme për të dhënë sqarime rreth vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

Komisioni nuk e mbështeti kërkesën. Kryetari i tij, Mefail Bajqinovci, njoftoi se Hoxha do të paraqitet pas katër javësh për të folur mbi çështjet që kanë shqetësuar deputetët.

Të lidhura

None found

Musliu argumentoi se, pas pikëpyetjeve që janë ngritur për rastin, deputetët duhet të dëgjojnë Policinë e Kosovës dhe të kuptojnë si janë trajtuar procedurat nga institucionet.

Musliu kërkon sqarime nga Policia e Kosovës

“Janë ngritur shumë dilema dhe mendoj se duhet ta ftojmë Policinë në komision, që të dëgjojmë çfarë ka për të thënë për rastin. Nëse rezulton se Policia ka vepruar siç duhet, atëherë mund t’i sqarojmë këto dilema. Është shumë e rëndësishme që rasti të zbardhet, prandaj si komision duhet ta dëgjojmë versionin e Policisë së Kosovës”, tha ajo.

Ajo kërkoi që Hoxha të vijë në mbledhjen e javës së ardhshme, duke sqaruar se synimi nuk është t’ia atribuojë fajin Policisë, por të hedhë dritë mbi rrethanat.

Musliu: Hoxha të raportojë për vrasjen

“Kërkoj që drejtori i Policisë së Kosovës të ftohet javën tjetër, pra pas një jave, dhe të raportojë për vrasjen. Nuk po përpiqem të drejtoj gishtin apo të fajësoj dikë; dua ta mbroj Policinë. Mund të thërrasim më pas edhe Inspektoratin Policor. Propozimi im është i qartë, ju caktojeni datën”, u shpreh ajo.

Bajqinovci tha se për këtë rast do të formohet edhe një komision hetimor, i cili do të merret me shqyrtimin e përgjegjësive institucionale.

Bajqinovci: Komisioni hetimor do të zbardhë përgjegjësitë

“Do të ngrihet një komision hetimor dhe ai do ta kryejë punën e vet. Komisioni do të zbardhë nëse ndonjë institucion e ka neglizhuar detyrën në rastin e të ndjerës. Sa i përket çështjes në kampin e Vrelles, nuk është rrezikuar asgjë aty; në atë pjesë të kampit janë zhvilluar intervista të ndryshme dhe nuk ka pasur rrezik. Besoj se drejtori i Policisë do të raportojë muajin e ardhshëm”, tha ai.

Shqipe Selimi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, theksoi se vrasja e Arlinda Zekajt dhe rastet e tjera të dhunës në familje kërkojnë trajtim serioz nga institucionet përgjegjëse.

Selimi: Ngjarja në Pejë na ka tronditur

“Na kanë tronditur si ky rast, ashtu edhe rastet e tjera të dhunës në familje. Është e dukshme dhe e pafalshme mënyra si trajtohet gruaja në familjen shqiptare. I bëj thirrje, nga ky komision, të gjitha organeve të zbatimit të ligjit dhe institucioneve që merren me çështjet sociale t’i trajtojnë këto tema. Faji të mos mbetet te gruaja, Policia apo Prokuroria; kur secili kontribuon pak, puna përmbyllet. Mendoj se Policia duhet të vijë dhe të raportojë”, tha Selimi.

Në përfundim, Bajqinovci ritheksoi se drejtori i Policisë do të raportojë pas katër javësh.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

4 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

4 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

5 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

5 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

5 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

5 hours ago