Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani, është takuar të martën me shefin e stafit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, në Beograd.Takimi në kryeqytetin e Serbisë erdhi rreth pesë muaj pas një takimi paraprak të këtyre dy palëve, në tetor të vitit 2024.
KFOR-i nuk dha detaje se për çfarë u diskutua në këtë takim, por vetëm shkroi në X se “ata shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë dhe bënë një vlerësim të përpjekjeve të tyre përkatëse”.
Ndërkohë, në uebfaqen e forcave të armatosura të Serbisë u tha se shefi i ushtrisë serbe i kërkoi komandantit të KFOR-it të sigurojë “ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë, veçanërisht për komunitetin serb”.
Sipas deklaratës së publikuar nga ushtria serbe, palët u dakorduan se situata e sigurisë në Kosovë mbetet “jostabile dhe e ndjeshme”.
“Kontaktet e rregullta në të gjitha nivelet si dhe aktivitetet e përbashkëta duhet të vazhdojnë për të ulur tensionet në terren dhe për të parandaluar përshkallëzimin e krizës”, thuhet në atë deklaratë.
KFOR-i tha se ky takim ishte pjesë e takimeve të rregullta të komandantit të KFOR-it me bashkëbiseduesit e tij kryesorë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës në Beograd, ai takoi edhe përfaqësuesit diplomatikë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në Serbi.
“Ai i informoi ata për aktivitetet e KFOR-it dhe për bashkëpunimin e misionit me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë mbështetjen e palëkundur për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga KFOR-i.
NATO ka mision paqeruajtës në Kosovë që nga përfundimi i luftës, më 1999.
Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë mbi 4.600 trupa nga 29 vende të botës që janë të dislokuar në Kosovë. Numri më i madh i tyre është nga Italia, pasuar nga Shtetet e Bashkuara, Hungaria dhe Turqia.
Ky mision e ka shtuar praninë në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX. Ky mision, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë./ REL
Dashi Pas momenteve të errëta dhe të tendosura që keni kaluar, prania e Hënës në shenjën tuaj më në fund…
Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me Izraelin për të goditur objektiva bërthamore…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai që ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë një interviste të dhënë për RTS, ku…
Matheus Cunha tregoi aftësitë e tij në futboll duke luajtur futsall me miqtë në rrugë. Sulmuesi brazilian nënshkroi një kontratë…
Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) kujton debitorët e taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe atyre…
Barcelona do të realizojë blerjen e parë të këtij afati kalimtar veror, duke transferuar portierin 24-vjeçar të Espanyolit, Joan Garcia,…