Gjeneralmajori turk Ozkan Ulutaş, komandant i KFOR-it, e ka përgëzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit.
None found
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, urimi është përcjellë të mërkurën, gjatë takimit mes dy zyrtarëve në selinë e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se në fillim të takimit, i cili përkoi me ditën e certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Kurti mori urimet nga gjeneralmajor Ulutaş për fitoren e 7 qershorit.
Po ashtu, sipas komunikatës, gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet e fundit politike, si edhe për gjendjen e sigurisë në vend dhe në rajon.
Njoftimi thekson në fund se, përveç angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, pjesë e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi i mirë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e tij.
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë…
Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të…
Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve në protestë. Berisha shprehu shqetësim për lëndimin e gazetarit të…
Një numër jashtëzakonisht i lartë i protestueve është shënuar gjatë protestës së sotme. Ata janë duke marshuar tanimë pranë qendrës…
Një tjetër situatë tensionuese është regjistruar pranë Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur sërish mjete piroteknike, ndërsa një nga kioskat aty pranë…
Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një…