Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se drejtori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, koloneli Ahmet Ajeti, mori pjesë në Konferencën “Herzliya” në Izrael, ku zhvilloi edhe takime me disa politikbërës izraelitë.
None found
Sipas ministrisë, kjo vizitë u zhvillua me koordinimin dhe mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, me synimin për të avancuar bashkëpunimin, në veçanti në sektorin e mbrojtjes.
Në njoftim thuhet se, krahas pjesëmarrjes në Konferencën e Herclijas (Herzliya Conference), kolonel Ahmet Ajeti u takua edhe me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Politika dhe Strategji, gjeneralmajorin në pension Amos Gilead.
Po ashtu, kolonel Ajeti vizitoi edhe Parlamentin e Izraelit, ku pati një takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje, Boaz Bismuth. Në këto takime, sipas njoftimit, u vu në pah nevoja për forcimin e bashkëpunimit dhe adresimin e sfidave të sigurisë.
Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…
Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…