02.08.2026 – 08:33
Qindra bashkatdhetarë që po udhëtojnë drejt Kosovës për pushime kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se 15 orësh në radhët disakilometërshe të krijuara në pikën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kroacisë.
None found
Informacionet e siguruara nga media tregojnë se vonesat e mëdha janë shkaktuar nga probleme teknike gjatë verifikimeve në kontrollin kufitar, të cilat e kanë ngadalësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve.
Shumë prej mërgimtarëve deklarojnë se kanë kaluar afërsisht 18 orë në kolonë dhe se po përballen me kushte të rënda gjatë pritjes.
Një mërgimtar, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se po presin prej më shumë se 18 orësh në mes të malit. Sipas tij, udhëtarët kanë mbetur pa ujë dhe ushqim, ndërsa në atë zonë nuk ka markete ku mund të furnizohen.
Ai kërkoi ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës për të ndihmuar në kapërcimin e situatës dhe për ta lehtësuar qarkullimin në kufi.
Më herët ishte raportuar se bashkatdhetarët kishin kaluar mbi 12 orë të bllokuar në kolonën disa kilometra të gjatë në kufirin Kroaci–Mal i Zi.
Edhe në atë fazë, pengesat teknike në verifikimet e kryera gjatë kontrollit kufitar po ndikonin në ngadalësimin e trafikut.
Qindra mërgimtarë që po kthehen në atdhe i kanë treguar io-s përvojat e tyre, duke thënë se pritja kishte nisur që në mëngjes.
Në kushte anonimiteti, një bashkatdhetar deklaroi se kishte 12 orë në kolonë dhe se nuk e dinte sa ishte zgjatur radha pas tij. Ai tha se për të përshkuar 15 km deri në destinacion po prisnin që nga mëngjesi, ndërsa kritikoi dënimin e udhëtarëve pa e ditur arsyen e vonesave. Sipas tij, në radhë kishte fëmijë, të moshuar, gra dhe persona të sëmurë, ndërsa shumë prej tyre po qëndronin pa ushqim.
Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje dhe fyerje avokatin Idajet Beqiri, duke i dhënë fund një procesi gjyqësor trevjeçar…
Kapiteni Granit Xhaka do t’i mungojë Sunderlandit të paktën edhe në dy ndeshjet e ardhshme në të gjitha garat. Ai…
Skuadra e Paris Saint-Germainit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Nico Williamsin që është pjesë e Athletic Bilbaos. Mediumet…
Policia Met në Londër ka goditur një grup të dyshuar kriminal të lidhur me shpërndarjen e metamfetaminës kristalore, një drogë…
Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdoj në xhiron e saj të rregullt, ndeshjet e së cilës nuk do…
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka propozuar vendosjen e tarifave të reja ndaj 14 partnerëve tregtarë të Shteteve të…